• |
ide | kryesore

Tentohet vrasja e 29-vjeçarit, arrestohet i riu nga Kruja

Lajme, Të fundit



Një vrasje është parandaluar ditën e djeshme nga policia e Krujës.
Siç bëhet me dije pas një sherri, një 19-vjeçar, në bashkëpunim me dy të tjerë kanë tentuar që të vrasin me armë zjarri A.P. 29 vjeç, banues në Krujë.

Policia e Krujës ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, 19-vjeçarin Mariglen Cacën si dhe ka shpallur në kërkim F.C. S.C dhe L.C.

Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *