• |
ide | kryesore

Tmerr në banesën e kambistit/ E lidhin dhe i vjedhin 25 milionë lekë!

Lajme, Të fundit



Një kambist është dhunuar dhe grabitur në Delvinë gjatë natës. Gazetarja e “Panorama” bën me dije se grabitës të maskuar janë futur në banesën e Muslim Osmani, 70-vjeç.

Ata e kanë dhunuar e kanë lidhur dhe më pas i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, por ende nuk bëhet e ditur sasia. Vajza e tij, e ardhur këto ditë nga Korça në Delvinë, është hedhur nga dritarja për t’i shpëtuar grabitësve.

Të dy babë e bijë kanë marrë ndihmën e parë në spital, ndërkohë që policia prej orëve të para në vendngjarje, vazhdon hetimet.

Vëllai i kambistit tha se dyshohet se ishin dy persona dhe se autorët i kanë marrë 25 mln lekë. “Siç thotë ai kishte rreth 25 milion lekë”, tha vëllai Osman Osmani. I moshuari që u grabit punonte kambist prej 20 vitesh.



1 Comment

  1. Rastet e krimit te organizuar jane shtuar. Dhe une jam nje antiberishist. Rama ka mbaruar – nese nuk e permbysin, do ta qerojne si Santon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *