• |
ide | kryesore

Tre grabitësit e Fierit u kapën në kohë rekord nga policia (DETAJET)

Lajme, Të fundit



Polica kapi në kohë rekord 3 autorët e plagosjes së dy personave gjatë vjedhjes së një pike të këmbimit valutor. I pari u kap pasi u hodh në lumë, pranë fshatit Baltëz. Autori i dytë kapet te ura e Baltëzës. Autori i tretë u kap pasi ishte fshehur në një banesë në fshatin Baltëz.

EMRAT

Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.

Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë.

Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Arrestim i tyre u bë pasi në datën 02.03.2018, rreth orës 10:55 në vendin e quajtur “Zogu i Zi” Fier këta shtetas nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.

Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur 2 shtetas, pronari i exchange, shtetssi G.H, 64 vjeç dhe një shtetas tjetër që ndodhej aty pranë, shtetasi A.V, 53 vjeç.

Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë polica u vu në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 879 JG ( dyshohen të jenë të falsifikuara).

Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë.

Policia kap njërin prej autorëve i cili në përpjekje për t’i shpëtuar policisë u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz.

Pas ndjekjes u kap autori i dytë në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” si edhe autori i tretë në një banesë në fshatin Baltëz.

Policia ka sekuestruar çantën me paratë që u vodhën në exchange.



4 Comments

  1. Kjo verteton dhe nje here katerciperisht se krimi ka infiltruar te gjitha shtresat e qeverise . Krimi i organizuar qe ka mbrojtjen dhe bekimin e Rames ka dale jasht kontrollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *