• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të grabitësve të pikës së këmbimit valutor në Fier

Lajme, Të fundit



Këto janë pamjet e arrestimit të tre autorëve që sot grabitën një pikë këmbimi valutor në qytetin e Fierit. Dy persona të armatosur u futën në një pikë këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur që të marrin një sasi parash.

Por, në momentin e parë, pronari i pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxha, dhe i afërmi i tij, Agur Venozi, janë përleshur me autorët, çka ka bërë që grabitësit të qëllonin në drejtim të tyre, duke i lënë të plagosur.

Pas grabitjes, autorët janë larguar me një makinë, ndërsa policia është lajmëruar menjëherë për ngjarjen, dhe ka nisur operacionin për kapjen e tyre.

Makina e grabitëseve është pikasur nga policia, çka ka bërë që Zini Fyrja nga Vlora, njëri prej autorëve, të braktisi makinën dhe të hidhet në lumë për t’i shpëtuar arrestimit.

Por, manovra e tij ka dështuar, pasi blutë e Fierit kanë qenë shumë afër, duke e neutralizuar dhe i vendosur prangat.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *