• |
ide | kryesore

Flet Strakosha: Nuk e meritonim atë që na bëri Juventus

Sport



Praktikisht i pashqetësuar gjatë ndeshjes kundër Juventusit, por i zënë në befasi nga Dybala në “frymën e fundit”. Nuk ka asnjë keqardhje Thomas Strakosha që pas ndeshjes tha se skuadra e tij bëri një ndeshje shumë të mirë pavarësisht humbjes.

“Nuk e meritonim të humbnim. Luajtëm si Lazio dhe u ndëshkuam në të vetmin gabim. Goli? Ishte paksa me fat dhe u solli fitoren atyre. Ne treguam se ishim një skuadër e madhe duke bërë një paraqitje shumë të mirë. Ky gol nuk e ndryshon sezonin tonë. Dhamë më të mirën tonë, por edhe këtë herë fati nuk ishte në anën tonë”- tha portieri shqiptar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *