• |
ide | kryesore

Rama i kënaqur me artikullin e Eureporter: Realist dhe inkurajues për Shqipërinë në Bruksel

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i urojë që të gjithë shqiptarëve një fundjavë të qetë me një artikull të Eureporter, të cilin sendi i qeverisë e konsideron si realist dhe inkurajues për Shqipërinë në Bruksel.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë artikull realist dhe inkurajues për Shqipërinë në Bruksel si edhe për përpjekjet tona për të bërë shtet e hapur me meritë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një fundjavë të qetë ?”– shkruan Rama në facebook teksa publikon shkrimin.

* * *

Shkrimi i plotë

“Shqipëria përgëzohet për luftën ndaj krimit të organizuar, një kusht thelbësor për hapjen e negociatave të anëtarësimit

Bashkimi Europian ka përgëzuar Shqipërinë për përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar, një parakusht për anëtarësimin e mundshëm në bllokun prej 28 vendesh, shkruan Martin Banks. “

Autoritetet thonë se kapja, më parë gjatë kësaj jave, e një sasie rekord kokaine për Shqipërinë, me një vlerë tregu prej rreth 180 milionë eurosh, është një shembull i progresit të bërë në adresimin e këtij problemi.

Ish-shteti komunist, i ndodhur në rajonin e Ballkanit, ndodhet nën presion nga perëndimi për të rritur efektshmërinë në luftën kundër trafikut të drogës dhe formave të tjera të krimit të organizuar, si pjesë e përpjekjeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

E vendosur në udhëkryqin midis Europës Lindore dhe asaj Perëndimore, Shqipëria ka qenë një burim prodhimi për marijuhanën, e gjithashtu një rrugë kalimi drejt tregjeve europiane për kokainën dhe heroinën.

Megjithatë, qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa reforma të thella, përfshi luftën kundër krimit të organizuar, që është edhe një kusht thelbësor i Bashkimit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Të mërkurën, policia shqiptare sekuestroi në Durrës 613 kilogramë kokainë, e paketuar në 528 pako dhe e fshehur në dyshemenë e një kontenieri bananesh me prejardhje nga Kolumbia.

Kontinieri me ngarkesën e bananeve dhe kokainës kaloi fillimisht në Itali dhe në Maltë, pa u zbuluar.

Megjithatë, në Shqipëri, sasia e kokainës u zbulua dhe dy persona u arrestuan. Ky operacion i suksesshëm u ndërmor pavarësisht mungesës së sinjalizimeve nga ana e vendeve europiane, nga ku kaloi sasia e drogës përpara se të mbërrinte në portin e Durrësit.

Autoritetet shqiptare thonë se “ndërveprimi i menjëhershëm dhe efikas midis Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda bëri të mundur përfundimin me sukses të këtij operacioni”.

Në të shkuarën, lulëzimi i krimit të organizuar, në këtë vend të vogël juglindor me një vijë të gjatë bregdetare në Adriatik është parë si një pengesë për kredencialet europiane të Shqipërisë.

Ndonëse Shqipëria vazhdon të përballet ende me shumë sfida, raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, socialdemokrati gjerman Knut Fleckenstein, ka përgëzuar përpjekjet serioze të këtij vendi në luftën ndaj krimit të organizuar.

“Që prej verës së vitit 2014, Shqipëria është një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe që prej atëherë, progresi ka qenë i vazhdueshëm”, thotë ai.

Fleckenstein shtoi se “zbatimi i reformave të thella dhe gjithpërfshirëse kanë vendosur një gur themeli në rrugën e Shqipërisë drejt anëtësimit në BE dhe drejt shndërrimit në një vend modern”. “Më pak korrupsion dhe më pak krim i organizuar janë thelbësorë për jetën e përditshme të çdo shqiptari”, nënvizoi ai.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, gjithashtu shprehu optimizëm mbi procesin e reformave, duke shtuar se Komisioni do të rekomandojë së shpejti, me shumë gjasa brenda kësaj vere, nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Hahn theksoi se “Shqipëria ka zbatuar reforma të rëndësishme” dhe se ajo “është e gatshme për të ndërmarrë këtë hap të ri”.

Pas vizitës në Tiranë ditën e dielë (25 shkurt), Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, gjithashtu përgëzoi progresin e qeverisë shqiptare, në zbatimin e reformave integruese.

Juncker tha: “Shqipëria nuk rresht së akumuluari progrese të rëndësishme, që kur iu përkushtua rrugës së reformave strukturore në shumë fusha të ndryshme. Progresi i arritur është mbresëlënës dhe ka bindur Komisionin Europian që të rekomandojë hapjen e bisedimeve”.

Një koment shtesë erdhi nga Luke Coffey, drejtori i Qendrës së Politikave Ndërkombëtare në “Heritage Foundation”. Ai tha: “Shqipëria ka shumë arsye për të qenë krenare. Vendi u bë një anëtar me të drejta të plota në NATO në vitin 2008, duke u shndërruar në vendin e dytë me shumicë muslimane që realizon këtë objektiv. Në vitin 2014, u shndërrua në një kandidat zyrtar për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për një vend, të pozicionuar në Ballkan, një rajon të turbullt, i dalë nga një seri luftërash të përgjakshme e me vështirësi të shumta financiare, këto janë arritje të shkëlqyera”.

Një numër eurodeputetësh të tjerë gjithashtu kanë mirëpritur progresin e Shqipërisë sa i përket zbatimit të reformave europiane dhe “progresit të qënësishëm” në luftën kundër krimit të organizuar, duke theksuar se këto arritje mund të jenë “çelësi” që do të përshpejtojë rrugën europiane të Shqipërisë, duke nisur nga hapja e negociatave të anëtarësimit.



7 Comments

  1. ore o jan bythqir si rama keta te llojit,lu,vllahutin,boshtinaru,kocianqiq o jan kriminel.se vetem drejtesi nuk ka ne shqiperi.qelbesi,kokain,kanabis,tritol,grabites me maska e pa maska,vrases me e pa pages,vrases me ze dhe figur,perdhunues te miturish si roshi,sa te don.sa ka rama kriminel ne ps nuk kan ter bugjet e kosoves e shqiperis .nga po dalin nga 5 ton kanabis,ne itali,500 kilogram ne itali nga surreli,bashkia e erionkes apo nga jastek griselde,nuk besoj se i keni futur ne brek gjelili se ju rrjedhin.me ter keto para kokaine,kanabisi e droge edhe mutin mjalt ju ben jo vetem atyre qe u bleve voten e i kercnove me largim nga puna,por edhe komunist kinez,jugosllav e rumun ta hajn mutin per sapun.

  2. 100 mije Euro ka dhene per kete artikull ! I korruptoje me pare droge tonin Soros isralitet e USA gazetaret e Europes ! Merkeli e kuptoje ja mbylli deren se bene pis ky me leket e droges! Njeshi pas ka qene ! 20 mije njeres I lene pa buke me nji te rene lapsit! Te na rroje partia dhe Xhaxhi Edver

  3. Ne Itali u kapen 5 ton kanabis dhe u arrestuan 25 persona,kurse ne Shqiperi kapen 614 kg kokaine,me vlere disa ahere me te madhe se kanabisi,dhe kapet vetem shoferi dhe magazinjeri i saj.A e kuptoni sa falls tingellon ky artikull?Cdo fjale tjeter,eshte e kote te thuhet.

  4. Ne Itali u kapen 5 ton kanabis dhe u arrestuan 25 persona,kurse ne Shqiperi kapen 614 kg kokaine,me vlere disa ahere me te madhe se kanabisi,dhe kapet vetem shoferi dhe magazinjeri i saj.A e kuptoni sa falls tingellon ky artikull?Cdo fjale tjeter,eshte e kote te thuhet.

  5. Ne po te njejten gazete ‘ EUREPORTER’ e cila pretendon se ehste nje media ( portal) informativ qe raporton mbi EU ( BE) , gati cdo muaj lexon nga nje artikull kunder the pro qeverise. Para 3 javesh shkruajti nje artikull qe e bente qeverine Rama , qepaze. Dukej qarte qe artikulli ishte shkruar ne shqiperi me pike dhe presje nga kundershtaret e Rames. Tani dalin dhe bejne nje artikull pro qeverise..

    Ata jane thjesht nje portal qelbesire qe publikon artikuj per ata qe paguajne. Me duket se per nje artikull cmimi eshte nga 10.000 tek 12.000 euro.

    Ata nuk jane gazetare , as ju rruhet fare se per cfare ben fjale artikulli.. ata mjafton te marin eurot .
    Problemi eshte se lexuesit tane kur lexojne EUREPORTER mendonjen waawwww . KJO GAZETA SERIOZE.

    Ata thjesht jetojne me kete menyre pune.

  6. Kur e levdojne ketegjatoshin, keto media merren si etalon i se vertetes, por ata qe i vene ne dukje te metat, vjedhjet, koncesionet, kanabisin, mashtrimet qeveritare , per kete kaqol jane ;;kazani.PO a ka me te pa besueshem e mashtrues se vete ky> ?Ta mbajne ;;qelbesirat;;; se populli nuk mund ta doje kete hijene mashtrusi rilindas, me origjine e trashegimeni komunistesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *