• |
ide | kryesore

Strakosha pëson në sekondën e fundit, por ç’thonë mediat italiane

F1, Sport



Juventus doli me një fitore të rëndësishme 1-0 nga sfida me Lazio në “Olimpico” të Romës. Goli u shënua në minutën e 93-të nga Dybala, kur po numëroheshin sekondat e fundit. Në portë për kryeqytetasit qëndronte shqiptari Strakosha që ka bërë një ndeshje të mirë, por nuk mungojnë edhe kritikat. Nga ajo që shkruajnë mediat italiane pas sfidës vihet re se asnjëra nuk e fajëson për golin e pësuar.

“Roma Today” e vlerëson Strakoshën me notën 6 dhe shkruan: “Portieri shqiptar kaloi një ndeshje impenjative kundër sulmuesve të Juventus. Në pjesën e parë nuk ka nevojë që të ndërhyjë pasi goditjet e kundërshtarëve ishin jashtë porte. Nuk mund të bënte asgjë te goli i Dybala”, citon lapsi.al.

“Goal.com” e vlerëson gjithashtu shqiptarin me notën 6. “Praktikisht nuk u thirr asnjëherë “në detyrë”, por gjendet gjithmonë në vendin e duhur. Ka të dhëna thelbësore për tu bërë i madh. Nuk mund të bënte asgjë te “magjia” e Joya”.

“Lazionews24” i jep gjithashtu Strakoshës notën 6. “Një ndeshje e kënaqshme, pothuajse asnjëherë i impenjuar. Nuk mund të bëjë asgjë te goli i Dybala”.

“Calciomercato.com” është kritik ndaj shqiptarit. “Strakosha? Nota 5,5. Në pjesën e parë u ngacmua pak nga sulmuesit e Juventus. Gaboi në disa rivënie që mund t’i evitonte, por për pjesën tjetër qëndroi i qetë. Nuk ndodh shpesh ndaj Juventusit. Te Dybala nuk mund të bëjë asgjë”. ©LAPSI.al

https://cdnja.b-cdn.net/mp4/ev/Ev3.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *