• |
ide | kryesore

Tajani/ Kandidati i qendrës së djathtë që garanton rrugën e Italisë në BE

Planet

Silvio Berluskoni shpalli publikisht gjatë një emisioni televiziv Antonio Tajanin si kandidatin e qendrës së djathtë për kryeministër.


Kandidimi i Tajanit që aktualisht mban postin e kreut të Parlamentit Europain, shihet si një garanci se Italia nuk do të devijojë nga rruga europiane nëse qendra e djathtë fiton zgjedhjet. Qendra e djathtë e kryesuar nga Silvio Berluskoni është vënë në qendër të kritikave pas bashkëpunimit në koalicion me Mateo Salvinin, liderin e grupimit euroskeptik kundër emigrantëve Lega Nord.


Lëvizja 5 Yjet theu traditën politike, duke prezantuar që para zgjedhjeve kabinetin qeveritar dhe kandidatin për kryeministër Luixhi di Maio. Të gjithë pretendentët për ministra janë emra të rinj në politikë.

Ndërsa qendra e majtë në qeveri publikoi shifra tepër optimiste të rritjes ekonomike. Sipas ministrit të ekonomisë Pier Carlo Padoan, vitin e kaluar ekonomia italiane, e treta më e fuqishmja në Eurozonë u rrit me 1.5%, 0.1% më shumë nga parashikimi, çka përbën edhe rritjen më të lartë prej krizës së 2010-ës. Ekonomia është një nga pikat më me ndikim tek votuesit.

Sondazhet nxjerrin në krye qendrën e djathtë me 37%, atë të majtë me 30% dhe lëvizjen 5 yjet me 27%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu