• |
ide | kryesore

VIDEO/ Super-Dybala mposht Strakoshën në “frymën e fundit”

Sport



Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala është “heroi” i Juventusit. Ai i ka siguruar Juventusit fitoren në supersfidën ndaj Lazio në Serie A me një gol të shënuar në minutën e 93-të të ndeshjes së luajtur të shtunën në Olimpico.

Kur pritej vetëm vërshëllima e arbitrit dhe dukej se Lazio ia doli të ndalë Juventusin që fitonte 9 ndeshje radhazi, Dybala me një aksion personal brenda zonës çoi topin në rrjetën e mbrojtur mjaft mirë nga Thomas Strakosha deri në atë moment.

Takimi ishte mjaft i ekuilibruar me raste nga të dyja skuadrat. Me këtë fitore, Juventus mbetet në vendin e dytë të Serie A me 68 pikë, një më pak se Napoli, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lazio mbetet përkohësisht në vendin e tretë me 52 pikë, 1 më shumë se Interi i katërti dhe 2 më shumë se Roma në vendin e pestë, skuadra të cilat kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

https://cdnja.b-cdn.net/mp4/ev/Ev3.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *