• |
ide | kryesore

Wanda tradhtoi Icardin me Brozoviç, regjistrimi AUDIO që tronditi Interin

F1, Sport



Ishte një regjistrim AUDIO ai që tronditi dhomat e zhveshjes së Interit 2 ditë më parë. Sulmuesi Mauro Icardi me një lëvizje të menjëhershme largoi nga miqtë e tij në Instagram, bashkëshorten Wanda Nara dhe shokun e skuadrës Marcelo Brozovic. Askush nuk po e kuptonte këtë gjest, por menjëherë filluan hamendësimet.

Shkak ishte bërë një regjistrim audio që qarkullonte në Whatsapp ku thuhet se Wanda kishte pasur një lidhje të fshehtë me Brozovic. Kjo ishte bërë shkak që Mauro Icardi të bënte një sherr të madh në dhomën e zhveshjes me shokun e tij, por edhe me bashkëshorten. Një nga këto ishte edhe heqja e tyre nga Instagram.

Kjo thyerje ishte shtuar edhe nga zërat e merkatos ku flitej se Icardi ishte në tratativa për të ndërruar agjenten e tij Wanda Nara me të famshmin Mino Raiola. Ky i fundit e kishte bindur të linte Italinë dhe të transferohej menjëherë në Spanjë te Real Madrid.

Por gjithçka u shua brenda 48 orëve pasi rezultoi se regjistrimi AUDIO nuk ishte i vërtetë. Pas kësaj edhe Mauro Icardi dhe Wanda Nara kanë bërë paqe. Ai e ka kthyer sërish në Instagram duke bërë edhe shaka me pyetjen: “Çfarë të bëj? Ta ndjek apo jo?”. Çifti u kthye së bashku dhe Mino Raiola duhet ende të ëndërrojë milionat që llogariste nga firma në kontratën e Icardi.

“Kohët e fundit po dalin shumë gënjeshtra mbi mua dhe familjen time. Përgjithësisht nuk u përgjigjem kurrë, por në këtë rast duhet ta bëj sepse ajo që thuhet është mjaft e rëndë.” – tha Wanda Nara në një letër të postuar në Instagram.

“Janë të gjitha gënjeshtra dhe ligësi të pabazuara. Para së gjithash jam një nënë dhe përkushtohem për 5 fëmijët e mi. Jam gjithmonë me ta. Më pas jam bashkëshorte, bashkëshortja e Mauros. Për të gjitha ligësitë që janë thënë për mua kam angazhuar avokatin tim.

Ta dini që për të gjitha akuzat që më keni bërë mua dhe familjes sime do ta paguani. Ta dini që unë bëj një jetë normale, punoj, siç e shkruajta më sipër, merrem me fëmijët, kështu dhe ju merruni me jetën tuaj në vend që të shkruani ligësi mbi timen” – shkruan Wanda Nara. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *