• |
ide | kryesore

Banka Botërore ‘shuplakë’ Ramës: 70 % e familjeve më të varfra të përjashtuara nga ndihma ekonomike

Lajme, Të fundit



Banka Botërore deklaron se 70 për qind e familjeve më të varfra në Shqipëri janë të përjashtuara nga ndihma ekonomike. Të dhënat janë bërë publike në një raport auditimi mbi projektin e modernizimit të asistencës sociale.

Raporti ka analizuar familjet që përbëjnë 10 përqindëshin më të varfër të popullsisë, ose 75 mijë familjet më të varfra të vendit. Sipas raportit, vetëm një e treta e tyre janë të mbuluara nga ndihma ekonomike, ndërsa pjesa tjetër jo.

Edhe pse qeveria Rama po aplikon një sistem të ri për përcaktimin e familjeve që trajtohen me ndihmë, ky fillimvit është shoqëruar me debate të shumta në lidhje me ndihmën ekonomike, pasi qeveria ka hequr ndihmën ekonomike për mbi 20 mijë familje, gjë e cila shkaktuar përplasje të forta politike.

Opozita ka akuzuar qeverinë se po përjashton nga ndihma familjet që jetojnë në mjerim, ndërkohë që rrit shpenzimet për luksin e zyrtarëve.

 



1 Comment

  1. Eshte politika e baballareve e vete ketijbatakciu qe kemi ne krye, qe te mbaje sa me te varfer popullin ,qe ta kete me lehte per ta shtypur. Metodat e babait e udheheqesit shpiteror te ketij vampiri, qe kujton se po genjen populli , e mendja e s;fazuar i thote qe po genjen idioti edhe boten. Se din ky i;;; ditur;;; qe katundi qe duket nuk do kallauze, po r mundohet cdo dite te mashtroi, popullin me genjeshtrat e presionet epushtetitDo kete kohe e dite qe furia e te varferve, e te pa puneve, e pa aftesise per te paguar taksat hajdute te qeverise te kerkojne tedrejtat e tua nxjerre nga by,,,a ate qe i kane bere keta bire bushtrash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *