Maskat kanë terrorizuar biznesmenët në rajonin e Korçëss. Në mëngjesin e kësaj të diele, ata kanë sulmuar tre fabrika. Në dy prej tyre kanë arritur të marrin para, kurse në një fabrike mjalti, pronari ka dalë me çifte dhe autorët janë larguar. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se në një fabrike bojërash në Dishnicë të Korçës janë marrë 70 milionë lekë të vjetra.
Policia njoftoi se persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e brendshme të fabrikës, në pronësi të shtetasit A.M, 47 vjeç, banues në Korçë dhe kanë vjedhur një kasafortë, brenda së cilës ndodheshin 70 milionë lekë të vjetra.
Fabrika ruhej me roje private, ndërsa vetë roja ka deklaruar se nuk kishte parë njeri , ndërsa vjedhjen e ka konstatuar në mëngjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nuk dihet ende sa është shuma e grabitur në fabrikën e qumështit, e cila ndodhet në autostradën Korçë – Kapshticë.
Shiheni mire,, se mos ka bere ndonje dore PATOZI,, se pastaj do thote e beri LULI.