• |
ide | kryesore

Në rrezik 13 shtëpi në rrethin e Librazhdit nga reshjet e shiut

Lajme, Të fundit



Reshjet më të fundit të shiut të shoqeruara me stuhi në zonën e Librazhdit kanë shkaktuar shumë probleme. Por më shqetesuese, situata duket në brendësi të qytetit.

Sipas informacioneve më të fundit, 13 shtëpi në lagjen e ish NSHN-së rrezikohen nga përmbytja. Uji ka hyrë në katet e para të ndërtesave dhe ka dëmtuar orendi dhe materiale shtëpiake. Përveç dëmtimeve në banesa për shkak të reshjeve ka patur edhe ngordhje të shpendëve, kurse në disa lagje mungon uji i pijshëm.

Ndërkohë në zonat malore të Librazhdit për shkak të borës, 125 familje te fshatrave Neshtë, Rinas, Ballgjin, Stëblevë dhe Qarishtë vazhdojnë të jenë të bllokuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *