• |
ide | kryesore

Shkrumbohet autobusi me shqiptarë mes Kroacisë dhe Serbisë, po kthehej nga Gjermania

Lajme, Të fundit

Një autobus ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht ndërsa kthehej në Kosovë. Autobusi ishte i mbushur me rreth 30 emigrantë që pasditen e djeshme kishin marrë rrugë nga Gjermania për të ardhur për vizitë në Kosovë.


Dyshohet se ka qenë një shkëndijë në sistemin elektrik që ka shkaktuar zjarrin në autobus. Një nga udhëtarët që gjendej në autobus, i ka thënë Telegrafit, se nuk ka të lënduar.


“Jemi ndalur në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, dhe menjëherë kemi dalë nga autobusi të gjithë udhëtarët. Nuk ka të lënduar. Ndërsa, doganierët kroatë, na kanë strehuar dhe dhënë ushqim për të gjithë. Tani po presim një autobus tjetër për të vazhduar rrugën për Kosovë”, ka thënë Agim Bajraktari.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03 pas mesnate në kufi mes Kroacisë dhe Serbisë. Udhëtarët për momentin janë duke qëndruar në ambientet e Kryqit të Kuq në Kroaci.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu