• |
ide | kryesore

Vdes në dhomën e hotelit futbollisi i Fiorentinës Davide Astori

Sport



Një tragjedi ka tronditur futbollin italian këtë të dielë, në një ditë kur mijëra tifozë e konsiderojnë festë dhe argëtim për të parë ndeshjet e skuadrave të zemrës.

Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori u nda nga jeta në mënyrë të papritur. Ai u gjet pa jetë në hotelin La Di More’, në qytetin e Udines, aty ku ishte grumbulluar së bashku me skuadrën për të luajtur në stadiumin “Dacia Arena”. Ndeshja mes Udinezes dhe Fiorentinës u shty për shkak të tragjedisë.

Davide Astori, baba i një vajze 2-vjeçare, u rrit në skuadrat e moshave të Milanit, por në karrierën e tij ka luajtur për 6 vjet me Kaljarin dhe një sezon me Romën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *