• |
ide | kryesore

VIDEO/ Moçka si Brinjoli, Portieri i Teutës i shënon Partizanit në minutën e 95-të

Sport



Partizani dhe Teuta e mbyllën në një barazim 1-1, sfidën e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore. Ishin të kuqtë ata që zhbllokuan avantazhin, në pjesën e parë, me Prognin. Pak minuta para golit, Hoxha shpëtoi “demat” duke pritur një penallti të Çyrbjas.

Në të dytën, nuk pati shumë zhvillime, me të kuqtë që menaxhuan rezultatin, të paktën deri në minutat shtesë. Nga një goditje këndi, në minutën e 95-të, portieri Moçka i ardhur nga katërkëndëshi i tij në zonën e Partizanit, shënon me kokë.

Në Durrës shpërthen festa, dhe shifra mbyllet në barazim 1-1. Një pikë e artë kjo për Teutën, ndërsa Partizani humbi një rast për tu afruar me zonën e Europës. Janë të shumtë ata që e kanë krahasuar Moçkën me portierin e Beneventos Brinjoli që i shënoi Milanit.

http://www.dailymotion.com/video/x6fmpz0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *