• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni se si deti ka hyrë në brendësi të Velipojës, niveli i ujit shkon deri në 60 cm

Lajme, Të fundit



Ndryshimi i temperaturave në mënyrë të menjëhershme ka shkaktuar problemet e para. Për shkak të erërave të jugut, deti në Velipojë ka kaluar të gjithë rërën e plazhit dhe ka hyrë në brendësi të zonës.

Duket se ky fenomen do zgjasë disa ditë, çka vështirëson edhe derdhjen e ujërave të lumenjve të Shkodrës në det.

Aktualisht, uji ka mbërritur deri tek shëtitorja e plazhit. Në gjithë gjatësinë prej 14 kilometrash në Velipojë, zona e rërës është mbuluar nga uji, niveli i të cilit ka shkuar deri në 60 centimetra.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=79&v=_Cb9z97brk0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *