U rikthye në politikë në moshën 81-vjeçare për të drejtuar një fushatë elektorale të pazakontë në Itali, e po aq e pazakontë ishte edhe dita e votimit për të. Silvio Berlusconi u gjend përpara një incidenti në momentin kur do të hidhte fletën e votimit në kuti.
“Kavaljeri” ishte duke përshëndetur personat e pranishëm në qendrën e votimit, kur befas një e re gjysmë lakuriq hipi mbi tavolinë duke i thërritur “Je i skaduar!”.
Vajza e re shkaktoi pështjellim në qendrën e votimit për disa minuta dhe e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit, përpara kishte të shkruar: “Berlusconi, je i skaduar!”.
rames duhet ti dal keshtu perpara spartak braho me bythen jasht dhe rama spartak brahos e ruqit.