• |
ide | kryesore

Zbulohen datat kur pritet të luhet derbi Milan – Inter

Sport



Ndarja e papritur nga jeta kapitenit të Fiorentinës dhe mbrojtësit të Italisë, Davide Astori bëri që të gjitha klubet të binin dakord për shtyrjen e të gjitha ndeshjeve të tjera të javës së 27-të të Serisë A. Të hënën Liga Italiane e Futbollit do të mblidhet për të diskutuar mbi datat e mundshme.

Opsioni i parë është që takimet e mbetura të luhen më 9 maj, datë që përkon me finalen e Kupës së Italisë, e cila duhet të shtyhet për një datë tjetër.

Opsioni i dytë është që ndeshjet të zhvillohen më 14 mars, por në këtë datë nuk mund të zhvillohet derbi Milan-Inter për shkak të angazhimit të kuqezinjve në Europa League. Në këtë datë nuk mund të luhet as sfida Sampdoria-Atalanta, pasi bergamaskët do të rikuperojnë ndeshjen me Juventusin e shtyrë për shkak të motit të keq një javë më parë në Torino.

Mundësitë më të mëdha janë për realizimin e opsionit të parë. “Derbi i Madonninës” të luhet më 9 maj, ndërsa finalja e Kupës të zhvendoset për më vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *