• |
ide | kryesore

VIDEO/ Me leva hekuri në duar, shikoni si u grabit supermarketi në Kamzë

Lajme, Të fundit



Dalin pamjet e grabitjes së një supermarketi javën e kaluar në zonën e Kamzës. Në videon e kamerave të sigurisë shihen se si 4 persona thyejnë derën e supermarketit në orën 3.03 të mëngjesit të 19 shkurtit. Autorët vjedhin paratë në arkën e kursimeve edhe pse alarmi ishte aktivizuar në momentin e hyrjes së tyre.

Shihet se si grabitësit mbajnë leva hekuri në duar, ndërsa jashtë i priste një automjet tip “Mecedes-Benz”. Abc News që publikon videon thotë se ende policia e kryeqytetit nuk ka rënë në gjurmët e këtij grupi hajdutësh, të cilët dyshohen se kanë tentuar më datë 2 Mars të grabisin edhe një bankë të nivelit të dytë në autostradën Tiranë-Durrës. Në njoftimin zyrtar thuhet se u mor vetëm një shumë e vogël monetare, e mbetur në arkat e shërbimit, ndërsa synimi i grabitësve ishte kasaforta e bankës.

https://www.youtube.com/watch?v=lTcY9y4IKNM



1 Comment

  1. i ka kthy rama ne kafsh njerzit me kokainen e kanabisin e tij,nga njerz qe ju beri berisha ne 1991,pasi para kesaj kohe ishit neandertal,orangutan e shimpanza stalini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *