• |
ide | kryesore

Aktorja vesh të njëjtin fustan tre herë, tregon arsyen

Paparazzi, Slider



Tiffany u shfaq para gjithë të ftuarve dhe botës me një fustan të bardhë nga Alexander McQueen dhe një palë shapka Uggs. Fustanin e bardhë në fjalë e kemi parë dhe dy herë të tjera.

Është i njëjti fustan që aktorja veshi për premierën e lmit të saj, Girl’s Trip, në korrik. Dhe është i njëjti fustan që veshi kur ishte e ftuar nderi në Saturday Night Live në nëntor.

“E vesha në tapet të kuq për Girl’s Trip dhe gjithë ekipi më tha ‘Tiffany, nuk mund ta veshësh atë fustan prapë për Saturday Night Live. E ke veshur njëherë. Është tabu ta veshësh dy herë’. Dhe unë u thashë ‘S’dua t’ia di fare për tabutë. Kam harxhuar shumë lekë për këtë fustan,” tha ajo për NBC. Më tej, ajo shpjegoi, “Ky fustan është më i shtrenjtë se hipoteka ime. Është Alexander McQueen okay?

Është një fustan 4000 dollarësh. Kam ndërmend ta vesh disa herë! Sinqerisht. Vendimi u prit mirë. Fansat e aktores dhe jo vetëm, shprehën mbështetje dhe pëlqim për veprimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *