• |
ide | kryesore

Analiza/ Itali, pse fituan ekstremistët

F1, Planet



Shumica e votuesve italianë mbështetën kandidatët euroskeptikë në zgjedhjet kombëtare, pas dekadash në të cilat Italia ka mbështetur fuqishëm projektin Europian.

Rezultatet e publikuara deri tani nuk sigurojnë dot një shumicë parlamentare, edhe pse koalicioni i qendrës së djathtë iu afrua me 37% të votave.

Dy vite pasi Britania e madhe votoi për të lënë Bashkimin Europian, në Itali këto zgjedhje shprehën refuzimin ndaj Brukselit.

Ndryshe nga votuesit britanikë, italianët nuk do të mbështesin një referendum për largim nga eurozona, por mbështetja e tyre për partitë populiste, të cilat më parë kanë qenë të hapura për nju referendum mbi euron, që ligjërisht do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për t’u bërë, ishte një tregues i humorit të vendit.

Votimi i së dielës shënoi ngritjen e dy partive relativisht të reja politike, të cilat deri kohët e fundit ishin konsideruar të dobëta. Partia anti-establishment Movimento 5 Stelle, e cila ka marrë 31% të votave, dhe partia euroskeptike anti-imigracion, Lega, e cila performoi shumë më mirë se sa pritej, me 17% të votave.

Ndërsa ish-kryeministri Silvio Berlusconi, që shihej si udhëheqësi i koalicionit të qendrës së djathtë, u mund mundur nga Matteo Salvini i Lega-s, pas një fushate ku Salvini theksoi mbështetjen për politikat radikale të emigracionit, duke përfshirë largimin në masë të emigrantëve ilegalë.

Salvini, i njohur për retorikën e tij bombastike, dhe shpesh raciste, tha sot se rezultati i koalicionit të tij nënkuptonte se votuesit i kishin dhënë të drejtën e mandatit qeverisës.

“Unë e mbaj fjalën, dhe po angazhohemi që të formojmë një koalicion të qendrës së djathtë, që fitoi, dhe që mund të qeverisë” – u shpreh Salvini duke iu referuar një ‘marrëveshjeje xhentëllmenësh’ mes tij dhe Berlusconit, se nëse qendra e djathtë do të fitonte shumicën, cilado parti që do të merrte më shumë vota brenda koalicionit, do të emëronte kryeministrin. (përktheu Lapsi.al) 

Salvini shtoi se nuk do të formonte një koalicion me Movimento 5 Stelle. Për kreun e Lega-s, euro është një monedhë që është e destinuar të dështojë, edhe pse përjashtoi idenë e një referendumi mbi këtë monedhë.

Koalicioni i qendrës së majtë, i kryesuar nga Matteo Renzi, doli më keq nga sa pritej, duke fituar 19% të votave.

Ndërsa e besuara e Renzit, Maria Elena Boschi, fitoi një vend në parlament në Tirolin e Jugut, në Italinë veriore, dy ministra të tjerë të shquar, i Brendshmi, Marco Minniti, dhe i Kulturës, Dario Franceschini, nuk ia dolën.

Rezultati i mjerë nxiti zërat se Matteo Renzi, i cili ishte kryeministër nga shkurti i vitit 2014, deri në dhjetor të vitit 2016, ka dhënë dorëheqjen si kreu i Partito Democratico.

“Me Renzin ndodhi ajo që ndoshta mund të quhet cikli më i shkurtër i historisë së politikanëve të Italisë. Rezultati i djeshëm është më pak se gjysma e atij që mori në zgjedhjet e 2014-ës. Për pak kohë, lëvizjet anti-Renzi brenda të majtës do t’i hidhen këtij të fundit në qafë” – u shpreh Francesco Galietti, analist politik në Romë. (përktheu Lapsi.al) 

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve janë deri diku të jashtëzakonshme pasi kundërshtojnë diçka për të cilën shumica e analistëve do të binin dakort, se qeveria e Renzit ishte kompetente dhe arriti të përmirësojë ndjeshëm ekonominë e vendit, sikurse adaptoi politika që kufizuan numrin e emigrantëve që vinin në Europë.

Nga ana tjetër, qeverisja e dobët e Movimento 5 Stelle në disa Bashki, në Romë apo Turin, nuk duket se i pengoi italianët t’a votonin.

Partia populiste kishte miratuar kohët e fundit një referendum për euron, por e zbuti këtë retorikë në prag të zgjedhjeve kombëtare, të cilat mund t’i kenë dhënë italianëve pak rehati. Edhe pse nuk janë mbështetës të largimit nga eurozona, italianët janë shumë kritikë ndaj Brukselit.

Të hënën në mëngjes, analistët u shprehën se është ende e paqartë se si partitë do të punojnë me njëra-tjetrën për të formuar një shumicë. Bisedimet do të drejtohen nga presidenti italian, Sergio Matarella.

Koalicionet më të mundshme duket se do të jetë mes Movimento 5 Stelle dhe Partito Democratico, ose mes Movimento 5 Stelle dhe Lega-s.

Rezultatet gjithashtu treguan se Siçilia, një bastion i fortë i Forza Italia-s së Bersluconit, ra përfundimisht në duart e Movimento 5 Stelle.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



9 Comments

  1. Kushdo qe nuk eshte si liberal/demokrat/komunistet pershkruhet si “ekstremist”. Cfare ka per ekstrem nese nje lider qe votohet nga populli nuk eshte dakort me diktaturen e re qe po strukturohet ne BE? Apo pse plani i diktatoreve te rinj te BE po shkaterrohet? Po te jeni te zgjuar si gazetare nuk vazhdoni avazin si ne kohen kur komunizmi po merrte fund e akoma vazhdonte histeria per te mbrojtur komunizmin. Shtet kombet po rikthehen ne Europe, ky eshte proces i pakthyeshem, vetem sa do rritet, dhe uzurpuesit e lirive te popujve te Europes, Eurokratet e pazgjedhur si puna e Junker, Mogherinit, Shulzet e Verhovstadet qe jane zagaret e Soros i kane ditet te numeruara, e bashke me te edhe zagaret e Soros ne Shqiperi si puna e Rames, Velise etj.

  2. Përsë nuk analizohet për politikën italiane se cilat ishin arsyet që referendumi popullor për “reformat kushtetuese” të Renzit e Boschit u hodhën poshtë . Që aty duhet të fillojë “analiza” e rezultatit të këtyre zgjedhjeve.
    “Reforma” e Renzit synonte që shteti italian të kufizonte vendimmarjen e legjislativit, duke fuqizuar ekzekutivin.
    Pra një lëvizje e hapur e kthimit të Italisë në një shtet etatist majtist, që të kujton të ashtuquajturat “reforma” të PS në Shqipëri, me moton e vjetër komuniste lindore, “te gjithë pushtetet sovjetëve”.
    Rezultati i këtyre zgjedhjeve në Itali, ishte një tregues se populli italian kërkonte një shtet demokratik me përfaqesimin e tij në legjislativ, e jo në rikthimin e pushteteve absolute të ekzekutivit.
    Abuzimet me fjalët “populizëm” e “ekstremizëm” në këtë politikë të trazuar që ka tronditur themelet e demokracisë ne BE e SHBA, dukshëm se janë një demagogji hipokrite, që nuk po pi më ujë tek popujt .
    Cili na qenka ai shtet europian që nuk luftokërka për interesat nacionale apo apo që nuk bën politika nacionaliste, alias “populiste” ?
    Përse popujt europianë tek të cilët kriza e rëndë ekonomike shtoi papunësine e varfërinë, duheshka të mendojnë më shumë për popujt e Afrikës e Gadishullit arabik, sesa për hallet e tyre ?
    Boll më me slloganet marksiste të “internacionalizmit proletar”.
    Asnjë shtet muk mund ti vijë në ndihme popujve të tjerë të varfër duke ju eksportuar atyre vetëm demagogjinë e demokracisë alla socialiste, kur vetë po kthehen në shtete etatiste.
    Është tjetër gjë solidariteti human, e krejt tjetër mendësia marksiste e internacionalizmit.
    Me ç’të drejtë një socialist, ministër i qeverisë gjermane kërcënon opoziten e djathtë shqiptare se nëse nuk pranoni socialistet shqiptarë në pushtet, që unë i konsideroj “aleatët” e mij, atëhere “ne” do ta kthejmë Shqipërinë në sistemin diktatorial njëpartiak socialist ?
    Kush është pra “ekstremisti” këtu, ai që mbron interesat e popullit të tij, apo ai që mbron interesat e partisë së tij ?. Le t’ju a rekomandonte gjermanëve ministri i jashtëm Gabriel, që të zhdukeshin të gjitha partitë e tjera nga skena politike e Gjermanisë, e në Gjermani të kishte vetëm një parti, partia e tij e majtë socialdemokrate.
    Mbrenda ditës gjermanët do ta zinin me domate e do të ishte i detyruar të jepte dorheqjen.
    Dihet se më shumë se cilatdo vende europiane antarë të BE, janë vendet e ish sistemit komunist që e kanë njohur në kurrizin e tyre diktaturën e egër komuniste që abuzonte me logon e “internacionalizmit proletar”.
    Janë qeverite e djathta të disa prej këtyre vendeve, që nuk pajtohen me demagogjitë majtiste, e këta na qenkan “ekstremistë” apo “fashistë”
    Fashizmi e nazizmi është tashmë një histori e së kaluarës europiane, që u godit e u ndëshkua edhe me luftë ushtarake, edhe me drejtësi.
    Është mendësia komuniste diktatoriale ajo që vazhdon të dominojë, jo vetëm shtete diktatoriale komuniste si Korea e Veriut, Kuba etj, por edhe në politikën e vendeve perëndimore, ndonëse e paraqitur “e moderuar” e duke i ndruar emrat nga parti komuniste, në parti demokrate.

  3. O bole gazetar. Votimi ne Itali eshte thjesht kunder korrupsioni qeveritar. Kaq! Na cate k… me analiza boshe

  4. Sot nuk ka ndarje E Majte E djathte (keto jane aq njesoj, sa vetem ne ca premtime taksash ndahen).
    Nuk ka as ndarje Euroskeptike dhe Europianiste (kjo eshte shpikje e guzhines sorosiane).
    Sot ndarja politike eshte Globaliste pa identitet kombetar dhe Nacionaliste te bazuar ne identitet kombetar!
    Politika Globaliste der sot ka sjelle Afro-Azine brenda Europes! Me synimin e zhdukjes se Nacionalizmit ne Europe. Me enderren qe gjerman, francez, italian etj te jete afrikani, siriani, aziatiku. Dhe del simboli i kesaj politike, Merkel dhe fton te gjithe klandestinet pa dallim feje, krahine, ideje te vijne ne Europe me ate “Mikpritjen” e saj fatale per Europen. Kur “Mikpritja” u kthye ne Invazion mbi Europe, Merkel dhe sherbetoret e saj Renci, Holonde etj tentuan ti shperndajne “Miqte” klandestine kudo neper Europe. Kjo shkaktoi irritimin e europianeve dhe refuzimin e tyre per te votuar nje politike te qelbur anti-Europe te perfaqesuar nga bufone alla-Renci.
    Perkundrejt kesaj politike eshte politika Nacionaliste e partive qe pa drejtesisht i quajne Euroskeptike. Ne realitet, keto jane parti te verteta Europiane, per europiane e jo per bythzinj e anonime islamike te ardhur ilegalisht ne Europe. Kjo politike eshte shpetimi i europianeve per ta mbajtur Europen te tyren, pa e bere ate nje kazan pa identitet ku lukunia e pa prere nga Afro-Azia te beje ate qe nuk beri dot ne Shek. 16 Sulltan Sulejmeni, kthimin e Europes ne Euroazi. Sot kudo ku do votohet, politika globaliste pa identitet do humbe rende, si ne Itali. Shenja e pare ishte Brexit.
    Sot europianet e kane kuptuar se ndarja Europianiste dhe Euroskeptike nuk funksionon. E kane kuptuar se pas Europianisteve fshihet nje politike qe synon ta ktheje Europen ne Euroazi. Prandaj votojne ato qe i quajne Euroskeptike, por qe ne fakt jane i vetmi shpetim qe Europa te mbetet vend i europianeve e jo cerdhe e talebaneve, arabeve, afrikaneve e gjithe llumit qe Europes i solli brenda ate qe dikur e shihte vetem ne TV, Terrorin Islam te mbartur vetem nga klandestinet e ftuar nga nje politike e deshtuar e nje deshtakeje si Merkel qe ka 6 muaj e nuk arnon dot nje qeveri.

    1. Ti lemë paragjykimet me “sulltanë Sulejmanë” të shekullit të XVI e të kujtojmë sulltanët e shekullit XX, “sulltan” Hitlerin e “sulltan” Stalinin.
      Cfarë rezultati solli Lufta e dytë botërore në Europë ?
      Rrezoi perandoritë naziste e fashiste që nuk e patën të gjatë jetën e tyre më pak se një dekadë e prodhoi perandorinë staliniste komuniste që zgjati pesë dekada.
      Nazistët e fashistët, të mos harojmë se në fillimet e tyre kishin programe të majta social-nacionalisteë
      Perandoria komuniste me bazë BS e Rusinë, me hipokrizi shitej si “internacionaliste”, por historia e provoi me fakte fallsitetin e këtij “internacionalizmi” me ndërhyrjet me tanke e ushtri në Hungari e Çekosllovaki.
      Nuk ka pra se pse t’ju referohemi historive tashmë të vjetra me sulltanë, pasi historia mund të na çojë më tej me perandori edhe më të vjetra si ajo romake e bizantine e më vonë në pushtimet koloniale.
      Nuk ka gjithashtu sepse të ngatërojmë nacionalizmin patriotik të mbështetur në idenë e lirisë e pamvarësisë, me nacional-shovinizmin ekspansionist të shteteve të fuqishme, me ndarjen ideollogjike të majtë e të djathtë.
      Është e marrëzishme gjithashtu që të behen krahasime të koncepteve të demokracisë, ndërmjet kontinenteve, pasi këto koncepte janë rrënjosur në mijra vite jo vetëm sipas dogmave e ideollogjive fetare, por edhe nga shumë faktorë të tjerë historikë e gjeografikë.
      Nuk mund ti kërkohet p,sh. presidentit Erdogan të Turqisë, që të ketë po ato koncepte për demokracinë, siç kanë presidentë të vendeve me një demokraci të konsoliduar perëndimore.
      A mund të mendohet se populli turk me shumicë dërmuese myslimane, do të zgjidhte një president antimysliman ?
      Po kjo pyetje mund të bëhet edhe për cilindo vend europian me shumicë dermuese e kulturë kristiane.
      Cili popull kristian europian do të zgjidhte për president një anti kristian ?
      E ashtuquajtura “pranverë arabe”, dëshmoi se nuk mund të eksportohen artificialisht modelet e demokracisë kristian-demokrate europiane , jo më në Afrikën qëndrore, por edhe në Afrikën e Veriut në shtete me diktatorë jo fort të lidhur me religjionet.
      Pranvera Arabe, rrëzoi një të keqe, diktatorët. Por solli një të keqe më të nadhe. Fuqizimin e ekstremistëve islamike terroristë.
      Emigracioni milionash i afrikanëve e arabëve në Europë, duhet ta pranojmë se pati si shkak edhe eksperimentin e dështuar të eksportimit artificial të modelit të demokracisë europiane në këto vende.
      Revolucioni në Libi, vërtetë që rrëzoi një diktator të egër si Kadafi, por në të njejtë kohë e shndroi
      këtë vend, në vendin e kaosit e marjen e kontrollit nga klane feudale fanatike religjioze.
      Është fakt se pikërisht nga Libia i kanë ardhur Europës emigrantë të shumtë afrikanë e arabëë
      Eshtë fakt gjithashtu, se jo kryesisht këta emigrantë të rij, por kanë qenë gjenerata emigrantësh të lindur në Europë, që kryen aktet terroriste apo që ju bashkuan shtetit fantazmë terrorist islamik ISIS.
      “Deshtakja” Merkel, nuk ka pasur probleme me emigracionin disa milionësh turk.
      Kurse Franca “socialiste” e Hollandë ishte ajo që mori goditjet me të forta nga terrorizmi islamik.

  5. Me dy fjale, sot ne Europe lajmotivi neper zgjedhje kudo nuk eshte as gjendja ekonomike, as taksat apo punesimet etj. Kryesorja kudo eshte problemi madhor i Klandestineve.
    Ato jane vertet Klandestine, qe vijne nga te gjithe trevat e Afrikes dhe Azise ne Europe. Jo nga lufta, por nga nje fakt i thjeshte!
    Politika e Liberalizmit te shkare ne Anarki, i ka hapur dyert!
    Shumica e tyre derrmuese jane te rinj pa familje! Kjo eshte domethenese, ato kane ardhur ne Europe per aventure.
    Ato kane ikur nga Lufta (thone), por kane sjelle Luften ne EUROPE. Te gjithe aktet terroriste kane patur brenda njerez te ardhur ilegalisht ne Europe, ose pinjoll te atyre emigranteve qe kane pasaporte europiane por mendje talebane.
    Multietnia, aq e dashur si term per politiken e Brukselit, ka deshtuar. Ky eshte thelbi i votimeve tash e tutje ne Europe. Europianet kerkojne shpetim nga ky Invazion nen masken e Multikulturizmit. Shpetimi i vjen vetem duke zgjedhur ato politikane qe i flasin realitetin dhe jo perralla me Islam paqesor e te moderuar.
    Islami kurre nuk integrohet ne Europe, eshte armiku i saj, i qyteterimit te saj.
    Ne Europen Lindore, qytetaret jane te ndjeshem ndaj ketij Invazioni Islam dhe nuk pranojne asnje Klandestin. Duke mbrojtur vetvehten nga nje denigrim kombetar.
    Ne Europen Perendimore, indiferenca e qytetareve ka sjelle kete gjendje ku eshte sot. Nje zbarkim Klandestin qe nuk ka asgje te perbashket me Emigracionin.
    Por edhe ne Europen Perendimore tani po zgjohen njerezit nga letargjite me dokrra per Multikulturizem imagjinar. Koha ka thirrur ne skenen politike ato parti qe mbrojne europianin ne shtepine e tij Europe nga zbarkimet e hordhive anonime Klandestine.
    Koha po sjell ne skenen politike kundershtaret e kaosit dhe anarkise ku e futen Europen Merkel and Co.
    Koha do vertetoje se tash e tutje kudo do humbase kjo politike e pseudo-Liberalizmit dhe do fitoje politika e interesit te qytetarit europian, interesit te tradites kombetare te demtuara rende nga amullia e ketyre qe padrejtesisht vetequhen Europianiste por ne fakt jane shkaku i gjithe kesaj katrahure qe kane krijuar duke dashur te bejne Europen shumerraceshe, kur Europa eshte shumekombeshe, por vetem e nje rrace, e rraces bardhe europiane.

    1. Ndonëse ke parashtruar disa të vërteta o “qytetar” nuk pajtohem me mendimet hapur raciste të ndarjes së botës ne të bardhë e të zij.
      Historia na tregon se epiqendrat e zhvillimeve kulturore të njerëzimit, nuk kanë qenë vetëm në Europë, por edhe në Azi e bile edhe në Afrikë. Kujto kulturat e lashta babilonase, kineze, apo egjyptiane në kohën ku në disa pjesë të Europës, njerëzit jetonin akoma në shpella. Mos haro se edhe majat e kulturës së lashtë greke që e konsiderojme “europiane”, “atdheun” e tyre e kanë në gadishullin arabik.
      Njerëzit, pamvarësisht nga ngjyra e nga ndryshime të vogla antropollogjike, janë njëlloj në gjithë planetin. Përse emigrojnë europianët në SHBA apo në Afrikën e Jugut ku pjesë e pushtetit janë edhe “raca e zezë” ? Sepse në kushte të tjera sociale e ekonomike, e të barazisë, të gjithë njerëzit mund të arijnë nivelet më të larta të jetesës.
      Bota ka sot rreth 8 miliardë njerëz.
      Çfarë do të fitonte njerëzimi nëse gjysma e këtyre 8 miliardëve të urrente e të vriste gjysmën tjetër ?
      Është e vertetë që kolonializmi ndikoi në përafrimin diku të kulturave të ndryshme, por ama të mos harojmë se kolonializmi ndikoi shumë edhe në të kundërtën, në varferimin e frenimin e zhvillimit kulturor e ekonomik të popujve të kolonizuar duke shfrytëzuar pasuritë e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *