• |
ide | kryesore

Berisha: E vërteta e Llallës, Donald Lu dhe marrëveshjes së 18 majit

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar të ketë pasur kontakte me kryeprokurorin Adriatik Llalla që nga momenti që ky i fundit hyri në zyrën e kreut të organit të akuzës. Në studion e “Real Story” të Sokol Ballës, Berisha tha se urdhri i firmosur nga sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson nuk mund të vihet në dyshim pavarësisht rezervave që ai ka për ambasadorin Donald Lu.

“Donald Lu është zyrtar publik i shtetit amerikan dhe nëse Llalla i tha se i ka kërkuar ndërprerjen e hetimeve për kompaninë ku George Soros ishte aksioner, unë i kërkova që ai të sqarojë këtë moment. Nëse ai do e bënte unë do e falënderoja”, – tha Berisha që e gjeti të pavend qëndrimin e diplomatit amerikan që vazhdimisht ka sulmuar opozitën.

“Ai ka akuzuar 3 herë më shumë opozitën se qeveyrinë. Kjo ka qenë një nga kritikat që unë kam bërë në mënyrë konstante. Gjëja më e lehtë është të sulmosh apo atakosh opozitën”, – tha Berisha.

“Reforma në drejtësi? Ne bëmë një betejë, një luftë të vështirë dhe mendoj se opozita i dha një kontribut historik kësaj reforme. Kryetari i opozitës ka ruajtur një dialog konstant me ambasadorët, por në mënyrë absolute ka mbajtur qëndrimet më të vendosura”, – tha Berisha.

Ish-Kryeministri deklaroi se ka qenë për marrëveshjen e 18 majit, pasi vendi rrezikonte seriozisht të shkonte në zgjedhje pa opozitën dhe këtë ua kishte bërë të qartë Hoyt Brian Yee kur mbërriti në Tiranë.

“Hyot Yee na i tha hapur: “BE ka bërë një deklaratë, ndërsa edhe ne do të detyrohemi t’a bëjmë”. BE kishte thënë që zgjedhjet të zhvillohen pa opozitën. Pra kundrejt një situate të tillë, u shkua drejt marrëveshjes, për të cilën unë e theksoj se ka qenë shumë më e mirë sesa ajo që vendi të shkonte në zgjedhje pa opozitën”, – tha Berisha. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Në diskutimet për ish prokurorin e përgjithshëm Llalla, ka diçka që nuk e kuptoj se pse harohet.
    Më kujtohet se edhe një tjetër ish prokuror i përgjithshëm i Shqipërisë, Sollaku, në fillimet e detyrës së tij, ishte më i vendosur në luften kundër krimit.
    Sapo u ndërmor kundër tij e familjes një atentat nga bota e krimit, ai filloi ta dobësojë këtë luftë.
    E njejta histori ka ndodhur edhe me Llallën , por me te veç kërcënimeve të fshehta nga bota e krimit, dukshëm se ra në sy edhe lufta e hapur e Edi Ramës për ta zevëndësuar me ndonjë njeriun e tij.
    Përse kërkojmë prej tij heroin që do të ishte i gatshëm të sakrifikonte jetën e familjes së tij, për kauzën e drejtësisë ?
    Sepse në politikën shqiptare si argument meren vetëm pasojat e asnjëhere nuk hulumtohen shkaqet.
    Ka rënë sigurisht në sy se Llalla, ndonëse ka bërë deklarata “të guximëshme” për ta çuar ndëshkimin tek të ashtuquajturit “peshq të mëdhej”, është treguar “i mefshtë” në veprime ndaj krimit të organizuar që hyri me persona me emra në legjislativin e ekzektutivin e deri në skandalin e madh të kanabizimit të gjithë Shqipërisë.
    Socialistet e akuzojne ate si “nje vegël” të Berishës.
    Po a nuk është Berisha që nuk ka rreshtur së kërkuari publikisht, duke pëermendur edhe fakte, që duhen ndëshkuar poitikanë e qeveritarë të lidhur me krimin e drogën ?
    Prokurore që hapur ishte e njëanëshme me PS, ishte Ina Rama.
    Nuk gjeti asnjë fakt me të cilat mund ta dërgonte në gjykata Berishën e krerët e PD, siç kërkonin “rilindasit”
    Të gjitha akuzat kundër Berishës, Bashës e PD, bazohen vetëm në ca shpifje që nuk u vërtetuan asnjëhere, të përhapura mediatikisht nga nje gazetar i thashethemeve si Mero Baze.
    Ndërkaq qeveria aktuale e ka të zbuluar lakuriq krimin e nuk ka nevojë për hamendësime.
    U detyrua vetë Edi Rama që ti hiqte ca deputetë, kryetare bashkie e një ministër të mbrendshëm si Tahiri, megjithë kupolën drejtuese të policisë. Po sa nga këta po hetohen apo janë ndëshkuar nga drejtësia ?
    Betohej Edi Rama se Shqipëria nuk ka kanabis.
    Ndërkaq jo vetëm që Shqipëria u mbush e tëra me kanabis, por ajo mori edhe “medaljen e artë” si kampione e trafikut të tij në Europë.
    Kapaku i demagogjisë e mashtrimit të Ramës, u vu me skandalin e fundit të hyrjes në Shqipëri të 613 kg të kokainës, që ai po e propogandon si “sukses” të tij, pasi policia paskej kapur sëbashku me kokainen, edhe dy djem të rij 25 vjeçarë, që nuk është çudi të dallin “të pafajshëm” si puntorë të thjeshtë të tregëtisë së bananeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *