• |
ide | kryesore

(FOTO) Shkatërrohet grupi i prostitucionit në Athinë, arrestohet kreu shqiptar

Lajme



Policia e Athinës shkatërroi një organizatë kriminale që shfrytëzontë vajza për prostitucion, duke arrestuar 5 persona, mes tyre dy shqiptarë.

24-vjeçari Romeo Bildo, nga Fieri, është cilësuar si koka e grupit, ndërsa shqiptari tjetër i vënë në pranga është 23-vjeçari, Erald Cura.

 (Romeo Bildo) 

Organizata kriminale funksiononte kryesisht në lagjen Kalitheas të Athinës. Policia e Athinës i sekuestroi 63.830 Euro, 6 makina, 3 kompjuterë, 96 celularë dhe blloqe me shënime.

Sipas mediave vendase, vajzat rekrutoheshin kryesisht nga Shqipëria dhe Rumania. Ato kontaktoheshin përmes rrjeteve sociale dhe i kërkohej takim me pretendimin se kërkohej lidhje dashurie me to. Mësohet se më pas, duke u dhënë para, vajzat shfrytëzoheshin për prostituta.

Në këtë grup kriminal ra dhe një vajzë 14-vjeçare bullgare. Pasi ishte takuar me Romeon, ajo ishte detyruar prej tij të merrte pjesë edhe në orgji me shumë persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *