• |
ide | kryesore

KUFIRI DETAR/ Edhe Meta nën presion, pret në zyrë ambasadoren e Greqisë

Lajme, Të fundit

Refuzimi që i bëri dy herë kërkesës për autorizim për negociatat me Greqinë, e ka kthyer edhe vëmëndjen e grekëve nga presidenti Ilir Meta. Mesditën e sotme ai ka pritur në një takim në zyrën e tij ambasadoren greke për të folur mbi rezistencën që po i bën presidenti negociatave me Greqinë.


Deri më sot dihej që qeveria shqiptare ishte nën presionin e votës greke për hapjen e negociatave, ndërsa takimi në zyrën e Ilir Metës fakton se presioni është shpërndarë edhe në presidencë tashmë.


Roli i presidentit në negociatat për kufirin është thelbësor sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Mbetet për t’u parë nëse Meta do të “dorëzohet” me vetëm një takim me ambasadoren greke, apo do t’i qëndrojë deri në fund vendimit për të saktësuar kufirin me Greqinë, pa u kondicionuar nga vizita e Aleksis Cipras në muajin Prill në Korçë.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu