• |
ide | kryesore

Majlinda Bregu nis fushatën, kërkon vota për…

Lajme, Të fundit



Bregu ka postuar sot në facebook fotot nga takimit me Haradinajn, Thaçin, Ali Ahmetin dhe ministrin e Jashtëm të Maqedonisë. Dy javë më parë ajo ishte në Gjermani. Bregu po shkon derë më derë për të kërkuar votën për pozicionin ku kandidon si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal.

Në prill vendoset me votë të secilit vend nëse do ta fitojë apo jo ish-ministrja e Integrimit, e cila pas konflikti të hapur që pati me Lulzim Bashës për shkak të qëndrimeve pro europiane dhe jo me vijën politike të çadrës, ajo mbeti jashtë listave si pjesë e hakmarrjes së Lulzim Bashës. Bregu u përfol se do ishte pjesë e qeverisë Rama por planet e saj duket se janë jashtë skenës së politikës shqiptare.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *