• |
ide | kryesore

Mbërrijnë ndihmat e para pas armëpushimit në Siri

Planet

Disa kamionë të ngarkuar me furnizime humanitare hyri në zonën e Ghouta-s lindore në Siri, e cila kontrollohet nga rebelet.


46 kamionët janë të parët që arrijnë në enkalvën e rrethuar që prej mesit të muajit shkurt, pavarësisht armëpushimit të mbështetur nga OKB, dhe pauzës së shkurtër ditore të luftimeve të urdhëruar nga Rusia.


Të paktën 719 persona janë vrarë brenda pak javëve, shumë prej të cilëve fëmijë.

Të plagosurit thuhet të jenë mbi 5 mijë e 500. Sipas presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres britanike, Theresa May, të dielën Rusia dhe Siria janë përgjegjëse për vuajtjet tragjike njerëzore në enklavën e kontrolluar nga rebelët, në afërsi të kryeqytetit Damask.

Sipas zyrës së kryeministres May, dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike përr situatën e tmerrshme humanitare pranë kryeqytetit sirian, ndërkohë që Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se forcat siriane kanë marrë kontrollin e një të katërtës së Ghoutas lindore. Duke reaguar ndaj këtyre kritikave, Presidenti sirian, Bashar al-Assad u zotua në një fjalim televiziv se ofensiva ushtarake kundër atyre që i quan terroriste do të vazhdojë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.