• |
ide | kryesore

Miku i Ramës, Matteo Renzi pas rezultave të dobëta në zgjedhje drejt dorëheqjes

Lajme, Planet



Rezultatet e dobëta në zgjedhje duket se po sjellin momente pasigurie në partinë e Renzit. Ky i fundit është duke konsideruar dorëheqjen pas këtyre rezultateve.

Për të marrë vesh saktësisht nëse diçka e tillë do të ndodhë duhet të pritet ora 17:00 kur Renzi ka njoftuar një konference për mediat, për rezultatin dhe si do te vijohet me tej.

Mediat italiane spekulojnë lidhur me një dorëheqje te mundshme te Renzit në krye të partisë. Fjala dorëheqje ka nisur të qarkullojë gjithandej nëpër korridore e jo vetëm.

Por brenda së majtës, burime të partisë deklarojnë se Renzi, “nuk do të vendosë vetë”, do të konsultohet me bashkëpunëtore e drejtues të tjerë.

 



1 Comment

  1. duheshe theksuar “miku i rames”. si i bie atehere qe Berlusconi eshte “miku i berishes”? Obama “miku i rames”, trump “miku i berishes”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *