• |
ide | kryesore

Pamje të rënda/ Një 41-vjeçar sirian ther gruan e tij dhe videon e poston live në Facebook

Planet



Njerëzit kanë fillua t’i postojnë krimet e tyre live edhe në Facebook. Një sirian ka filmuar veten e tij live në Facebook vetëm pak minuta pasi vrau bashkëshorten e tij. Abu Marwan, i cili jeton në Gjermani, thuhet se e ka goditur në qafë katër ose pesë herë bashkëshorten e tij 37 vjeçare me thikë, përpara se të largohej me një nga fëmijët e tij.

Në videon tronditëse ai shihet me fytyrën e mbuluar me gjak dhe me një prerje në dorë ndërsa flet në kamera. Pas tij qëndron një djalë i vogël që mendohet se është i biri, i cili fillon të bërtasë gjatë filmimit.

41-vjeçari u arrestua nga policia pasi u arratis nga skena e krimit në Mehhler, të premten, raporton Daily Mail. Në video ai përpiqet të justifikojë vrasjen duke thënë se po dërgonte një mesazh për të gjitha gratë që irritojë burrat e tyre.

‘Kështu do të përfundoni,’ – paralajmëron ai.

Ai i kërkon shikuesve të shpërndajnë videon. Burri raportohet se kishte shkuar të takonte bashkëshortin me të cilën ishte ndarë. 41-vjeçari kishte dashur që të zgjidhte gjërat por gruaja, që kishte kujdestarinë e 3 fëmijëve të tyre nuk kishte pranuar.

Sipas shtypit gjerman, ai kishte telefonuar viktimën për ti kërkuar para. Gjithashtu raportohet se vajza e vogël e tyre ishte në shtëpi gjatë vrasjes tronditëse dhe telefonoi policinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *