• |
ide | kryesore

Shëndeti i bebes përzgjidhet që në embrion, Spitali Amerikan sjell teknologjinë time- lapse

Stil



Fekondimi in vitro, duke zgjedhur paraprakisht embrionet më të shëndetshme dhe me potencialin më të lartë, për më pak defekte të lindura te bebet. Teknologjia time- lapse në IVF, më e përdoruara nga klinikat më moderrne në botë për fekondimin in vitro, tashmë në Shqipëri ofrohet vetëm nga Spitali Amerikan.

Gjithnjë avangardë në metodat e reja , Spitali Amerikan si një qendër ekselence qëndron krah 5 klinikave më moderrne të Ballkanit të cilat ofrojnë fekondimin in vitro me teknologjinë time- lapse. Ato janë të vetmet që munden t’i ofrojnë çifteve të reja, këtë metodë e cila mundëson shtatëzani të shëndetshme e pas saj një bebe edhe më të shëndetshme.

Teknologjia time- lapse në IVF është aplikuar për herë të parë në 2010 nga studiuesit e Stanford University (USA). Që nga ky vit, janë të shumta studimet që kanë treguar superioritetin e saj në seleksionimin e embrioneve me potencial më të mirë për implantim. Nëpërmjet fotografimit të detajuar të embrioneve, mjekët specialistë në laborator arrijnë të gjykojnë duke i ndjekur hap pas hapi se cilat nga këto embrione kanë arritur me sukses të kenë potencialin e nevojshëm dhe nuk kanë shfaqur asnjë anomali.

Sipas mjekëve në këtë mënyrë parandalohen një sërë defektesh të lindura tek bebet. Teknologjia time- lapse, është teknologjia më e përfolur nga mediat ndërkombëtare për fekondimin in vitro vitet e fundit. Qendra e fertilizimit in vitro në spitalin Amerikan, aktualisht është qendra me ekipin mjekësor më të specializuar dhe me aparaturat më moderne në Shqipëri. Suksesi i fertilizimi in vitro në Spitalin Amerikan ka shënuar madje disa raste të rralla suksesi ku edhe gra në moshën 50 vjeçare kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre, pas shumë vitesh përpjekje.

Artikull i sponsorizuar nga Spitali Amerikan



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *