• |
ide | kryesore

Shirat dhe shkrirja e dëborës/ KESH: Shkarkime të kontrolluara, përmbytjet për shkak të reshjeve

Lajme, Të fundit

Duket se ditët me shira dhe reshje dëbore po ia lënë vendin ditëve me diell, por me ngrohjen e kohës kanë filluar shtimi i ujërave për shkak të shkrirjes së dëborës. Këhtu, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton me anë të një deklarate se kanë nisur shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, ndërsa prurjet janë drejt rënies.


KESH bën të ditur se ka arritur programin më të madh të prodhimit ditor të realizuar ndonjëherë, por ka rezervuar/mbajtur në rezervuarët e HEC-eve të kaskadës rreth 27 milion m3 ujë të cilat nëse nuk do ishin rezervuar, do ti bënin përmbytjet të pashmangshme.


“Në zbatim të Rregullores së Trajtimit të Plotave në bazën ujëmbledhëse të Lumit Drin dhe në përputhje me vendimet e Komisionit të Trajtimit të Plotave, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, që prej datës 28 Shkurt po zbaton një rregjim racional operimi që konsiston në ngarkimin maksimal të mundshëm të agregatëve për prodhim energjie elektrike dhe kryerjen e shkarkimeve të kontrolluara nga HEC-et e në Kaskadës se Drinit. Gjatë orëve të fundit është vënë re një reduktim i nivelit të prurjeve dhe rrjedhimisht KESH ka zvogëluar dhe sasinë e shkarkimeve të kontrolluara pa prodhim energjie. Të dhënat hidroenergjitike të Kaskadës së Drinit sot më date 5 Mars 2018 ora 10:00 janë:

FIERZA: Kuota 293.78m / Prurjet=1,230 m3/sec

KOMANI: Kuota 173.34m / Prurjet=400m3/sek

V.DEJES: Kuota 74.80 / Prurjet=250m3/sek

Nga HEC-i fundor i kaskadës (Vau Dejes) aktualisht shkarkohen pa prodhim energjie 800 m3/s. Referuar disa pretendimeve të ngritura në media nga funksionarë politik për pëmbytje të disa parcelave në Njësinë Administrative Ana e Malit (fshatrat Oblike, Gorice dhe Obot), KESH sqaron opinionin publik se në këto zona ka patur përmbytje të disa parcelave, por ato kanë ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut të datës 2 Mars 2018 dhe nuk kanë lidhje me programin e shkarkimeve të kontrolluara nga Korporata.” – thuhet në njoftimin e KESH.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu