• |
ide | kryesore

Shkon Dani Alves: Astori? Nuk më trondit! Të gjithë do vdesim një ditë!

Sport



Tregon muskujt kur flet për ndeshjen kundër Real Madeid, por i mungon zemra kur pyetet për vdekjen e futbollistit italian Davide Astori. Bëhet fjalë për mbrojtësin e PSG-së, Dani Alves i cili ka bërë disa komente që janë quajtur “të pandjeshme” nga të gjitha gazetat. Ish-futbollisti i Juventus është treguar indiferent ndaj ngjarjes.

“Nuk jemi shumë të turbulluar pasi nuk e njihnim shumë. Më vjen keq për familjen e tij. Mendoj se Davide bëri atë që duhet të bënte në këtë botë kaotike dhe se tani gjendet në vend më të mirë. Por, në botë vdesin çdo ditë mijëra fëmijë që nuk marrin vëmendje mediatike. Edhe ata janë të rëndësishëm. Të gjithë do të vdesim një ditë sepse jemi kalimtarë. Mbase jemi të trishtuar, por jo aq sa familjarët e tij” – tha 34 –vjeçari Dani Alves. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *