• |
ide | kryesore

Tre grabitjet e ndodhura në Korçë, policia arrin të gjejë gjurmë gishtash në vendngjarje

Lajme, Të fundit



Pas grabitjeve të ndodhura në Qytetin e Korçës, mësohen detaje të reja nga ngjarja. Gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, tre biznese ranë pre e grabitësve, ku në dy prej tyre ata arritën të merrnin shuma të konsiderueshme parash.

Nga hetimet në vendngjarje, mësohet se policia ka gjetur gjurmë gishtash. Nisur nga kjo, iu kërkua çdo punonjësi të këtyre bizneseve që të depozitojnë gjurmët e gishtave në Polici.

Sakaq policia sekuestroi edhe filmimet e kamerave të sigurisë së bizneseve, për të parë nëse ka patur lëvizje të dyshimta të mjeteve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *