• |
ide | kryesore

VIDEO/ Flet vajza e Agur Vrenozit: Lotët e vrasësit të babait tim në gjykatë…

Lajme, Të fundit



E vlerësuar dhe krenare për të atin, por kërkon drejtësi deri në fund. Kjo është vajza e Agur Vrenozit, heroit që i dha një leksion humanizmi mbarë shoqërisë. Gjithçka ishte e papritur dhe e dhimbshme për familjarët e 53-vjeçarit.

“U largua si një hero. U largua si një njeri që dha nje mesazh shumë të madh për popullin shqiptar. Një mesazh që nuk do të harrohet jam shumë e sigurt, jo prej nesh, se ai do ngelet gjithmonë i pavdekshëm. Nuk kam fjalë për gjestin e tij, e ka lënë çdo person pa fjalë me këtë që ka bërë”.

Pendesa e shfaqur në Gjykatë nga Lulëzim Demiraj, autori i vrasjes së Vrenozit nuk vlen për familjarët.

“Shteti do veprojë. Nuk kam fjalë për këtë gjë. Nuk mund të vendos unë. Është diçka që do të vendoset juridikisht. Është diçka që do vendoset në bazë të ligjeve, është diçka që do vendoset maksimalisht në bazë të ligjeve. Shpresoj që të vendoset”.

Ngjarja ndodhi të premten në qendër të Fierit, kur Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali grabitën me armë një pikë të këmbimit valutor duke plagosur pronarin Gëzim Hoxha dhe vrarë Agur Vrenozin shkruan abcnews.al.

https://youtu.be/uGxSlDoZpGs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *