• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, një prej shoferëve ndodhet në gjendje të rëndë

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës ku për pasojë ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë një prej shoferëve të dy automjeteve të përplasura. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat, ku janë përplasur dy mjete.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip Fiat me targë AA382GY me drejtues A. J.  42 vjeç banues në fshatin Shirq, Shkodër, është përplasur me mjetin tip Benz me targë SH2225E me drejtues Gj. L. banues lagje Tre Heronjtë, Shkodër.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit tip Fiat shtetasi A. J. i cili është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *