• |
ide | kryesore

“Bastexhinjtë prisnin 2 minutat e fundit”/ A u hapën portat në ndeshjen e kombëtares kuqezi? (VIDEO)

F1, Sport

Deputeti i PS, i njohur edhe për tifozerinë ndaj Partizanit, Erion Braçe u përfshi në një debat me trajnerin e kombëtares për femra U19, Nevil Deden. Ishte trajneri që fillimisht i kërkoi Erjon Braçes të qëndrojë larg futbollit, sepse sipas tij e bënte pis me politikë, por përgjigjia e Erjon Braçes ka hapur një temë që nuk gjeti shumë hapësirë në media.

Me një video të marrë nga faqja e FSHF-së, Braçe sjell pamjet e ndeshjes së kombëtares së femrave U19 Maqedoni-Shqipëri, që përfundoi me rezultatin 5-3.

Sipas deputetit, 2 golat e fundit kombëtarja e Shqipërisë i la vetë, madje “bastexhinjtë, shkruan Braçe i prisnin”. Deputeti i bashkangjit statusit të tij edhe videon e ndeshjes, së luajtur në qershor të 2016. Shikoni vetë dy golat e fundit dhe gjykoni…

“Se bej dot te hesht kur shoh kete ndeshjen ketu poshte, ndeshje vajzash vetem 19 vjec, te bere per 8+!!
Eshte tmerr tu mesosh mashtrimin tamam ketyre vajzave ne kete moshe! Krim!
Per te gjithe:
Shihini dy golat e fundit qe pesojne vajzat e kuqe te Kombetares se Shqiperise!
Si ju duken?
I spjegon dot ti Nevil apo Devil?
Te pyes ty se bastexhinjte ishin te qarte duke pritur minutat e fundit te ndeshjes, kesaj “gares”!” shkruan Braçe në statusin e tij në Facebook.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu