• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Si i shpëtojnë kriminelët ekstradimit duke paguar policinë 10 mijë euro

Lajme, Të fundit



Sali Berisha publikoi mesazhin e një qytetari, i cili denoncon policinë, që sipas tij po bën biznes me ekstradimet, pasi të dënuarit paguajnë deri në 10 mijë euro për t’i shpëtuar ekstradimit në shtetet kur akuzohen për veprat penale përkatëse.

Sipas qytetarit nëse kalojnë afatet e ekstradimit, personi i arrestuar lirohet.

Statusi i plotë: 
Ekstradimet, biznes i majme i narkopolicise se narkoshtetit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:
Te denuarit me 10000 euro i shpetojne ekstradimit. sb
“Mirmbrema doktor po ju njoftoj se ne policine e rilindjes ka filluar biznesi i radhes me personat qe arrestohen per llogari te shteteve te ndryshem ku keta persona kane kryer krime dhe jane denuar ne mungese. Po te shpjegoj se cfare ndodh. Per personat qe nuk janë te njohur për median ,politiken dhe popullin pagesat qe sekserët marrin jane deri ne 10 mije euro qe dosja dhe njoftimi qe keta persona u arrestuan ti shkoje shteteve përkatëse. Dhe ka një limit kohe qe shtetet perkatese duhet te fillojnë ekstradimin për rikuperimin e te arrestuarve për llogari te tyre, ne te kundert personat ne baze te ligjit tone lirohen sepse nga vendi perkates nuk ka ardhur procedura. Por vendet përkatëse nuk kane nga ta nisin proceduren sepse nuk marin njoftimin dhe dosjen nga policia e rilindjes e cila e ka kthyer ne biznes kete gje dhe po fitojne shuma maramendese. po ju sjell nje rast dhe ju e keni te lehte ta verifikoni personi ne fjale qe ndodhet ne foton poshte eshte denuar me 8 vite ne mungese per pedofili ne Bergamo te Italise por per Rilindjen nuk ka problem se cka bere per aq kohe sa mer leket.
Personi ka dy muaj qe është arrestuar dhe pritet vetem te kalojne afatet qe te dale perseri i lire sepse rilindja ka mare leket dhe nuk ka njoftuar autoritetet italiane par arrestimin Personi ndodhet ne paraburgimin e durresit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *