• |
ide | kryesore

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Biznesi po shantazhohet me gjoba dhe akte vandale

Lajme, Të fundit



Bizneset në Shqipëri po përballen me një formë të re kanosjeje.  Ndryshe nga forma klasike e gjobvënieve, kur kriminelë apo grupe kriminelësh kërcënojnë drejtpërdrejtë duke kërkuar shuma parash, tashmë sipërmarrësit vihen përballë kërkesave ultimative për të bashkëpunuar me partnerë në Shqipëri. Refuzimi i bashkëpunimit pasohet nga shantazhe apo vepra të tjera me karakter kriminal. Disa raste janë identifikuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila e ngre këtë shqetësim në një intervistë për Klan Plus.

Mark Crawford, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë: “Kemi ende disa probleme, ndonjëherë janë specifike për çështjen e sigurisë, kemi pasur raste në Fushë-Krujë dhe Korçë. Nuk është se të gjithë anëtarët kanë pasur probleme, por ka edhe një ose dy anëtarë që kanë pasur probleme të rënda. Është një çështje që i takon edhe investitorëve të huaj që mund të vijnë”.

Por çfarë skeme përdoret?

“Është nga njerëz privatë që vijnë dhe kërcënojnë kompanitë, që thonë nëse nuk më jep mua ndonjë kontratë do të bllokoj rrugën që shkon tek fabrika ose do të kërcënoj punonjësit tuaj, do krijoj probleme pak a shumë. Vandalizëm quhet në shqip. Domethënë kur vijnë njerëz dhe të presin tela të kompanisë ose bllokojnë rrugët ose kërcënojnë punonjës të kompanise nëse nuk japin kontratat. Ne jemi në diskutim me qeverinë, nuk është se qeveria nuk është në dijeni”.

Sipas Dhomës Amerikane, e cila ka mbi 250 biznese anëtare, kërcënime të tilla ndikojnë edhe në prishjen e imazhit për investitorët e tjerë.



2 Comments

  1. Ah, mer AMERIKON, AMERIKON<, akoma se keni more vesht se kush jane keta? Po mire qe e konstatoni, por se paku veproni qe te shpetoni kete popull nga kjo qeveri e mjerimit. Per kete ju lutemi ne qytetaret, se qenia e ketyre ne qeveri akoma,, do zgjase me shume vuajtjet e ketij populli pro perendimor..NDIHME, NDIHME.

  2. Turp eshte. Ata qe abuzojne me TVSH-ne dhe nuk paguajne pasi punojne me 2 bilance, ndajne parate me tatimet. Ata qe nuk paguajne dhe deklarojne gjithcka marrin gjoba marramendese….Ky eshte sistemi i korruptuar tatimor sot ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *