• |
ide | kryesore

Linja e kokainës Ekuador-Shqipëri, në 3 vite u kapën 317 kg

Lajme, Të fundit



Jo vetëm Kolumbia, por edhe Ekuadori, është një tjetër destinacion nga ku grupet kriminale shqiptare blejnë kokainën. Report TV ekskluzivisht ka mundur të sigurojë informacione nga të cilat mësohet se policia e Ekuadorit ka sekuestruar 4 ngarkesa më kokainë, të cilat kishin si destinacionin final portin e Durrësit. Dy operacione janë zhvilluar gjatë vitit 2014, një në 2015 dhe një tjetër në 2016. Për të katra këto operacione është njoftuar policia shqiptare, por nuk janë identifikuar porositësit dhe pritësit e kokainës.

Në këto katër operacione policia e Ekuadorit ka sekuestruar në total 317 kg kokainë të pastër me destinacion Shqipërinë. Kapja ditë më parë e sasisë rekord prej 613 kg në magazinën e kompanisë Arbri Garden është vetëm maja e Aisbergut e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë.



1 Comment

  1. qe i bie rama,agron xhafa ,tahiri,balla,lu,vllahutin, etj.per kaq miljona euro lu e vllahutin si rama te lejn te i prapson prapanicen e gojen ne daq me pall ne daq me ngjal ne lalez tek meta siq beri rama apo tek habilajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *