• |
ide | kryesore

“Meti i Kristalit” u arrestua duke i dhënë diplomën një femre

Lajme, Të fundit



Ish-pronari i universitetit “Kristal” Ahmet Muçaj është kapur në flagrancë teksa i jepte diplomën një femre. Kështu deklaron prokuroria e Tiranës, e cila jep detaje në lidhje me arrestimin e biznesmenit Muçaj që akuzohet për korrupsion.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 741 datë 22.01.2018, lidhur me referimin e bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për dyshime në dhënien e diplomave të falsifikuara.

Në kuadër të këtij hetimi, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë arrestuar në flagrance shtetasin Ahmet Muçaj, ish-administrator i Universitetit “Kristal”, për veprën penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”, i cili është kapur në kushtet e flagrancës duke i dorëzuar një shtetaseje një diplomë të nivelit “Bachelor”, dega “Drejtësi”, kundrejt marrjes së një vlere monetare.



2 Comments

  1. Tek KRISTALI kane blere edhe shume te tjere diollomat. Thone se ka shume ne institucionet e shtetit e deri ne polici e parlament. Thone qe edhe ministrja e aresimit dhe e shkences nga ai universitet ka dale, ne qofte keshtu , te gjithe keta me dipllome te ketille duhet te kalojne ne site, e te quhen si te te pa vlera.ndryshe mos te themi se qeveria i quan ca te njerkes, e ca te babait. Kur i keni nxjerre jasht sistemit keto univeritete, duhet edhe mos njohja e dipllomave te blera e fallco, keshtu mund te themi se shteti punon.

  2. Dakort me komentuesin e pare.
    Jo vetem nga kristali por dhe te gjitha universitetet private duhen kontrolluar, sepse te gjithe e dime qe jane diplloma fallso.
    Keto diplloma duhen nxerre jashte perdorimit qe ne te ardhmen mos te kete me indivite qe blejne diplloma.

    Ne radhe te pare turp te kete qeveria me ne krye Salen qe lejoi keta shkolla private qe u pasuruan duke dhene diplloma fallso.
    Eshte nje skandal qe po dhe do i kushtojne shqiperise shume, nje brez i tere njerzimi qe punojne ne asministraten shteterore dhe qe jane analfabete dhe pa ndergjegjie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *