• |
ide | kryesore

Ndërron jetë në spital njëri nga 5 minatorët e plagosur në minierën e Shën Gjunit në Klos

Lajme, Të fundit
miniere.jpg



Ka ndërruar jetë njëri nga 5 minatorët e plagosur me 22 shkurt në minierën e Shën Gjunit në Klos.

Qazim Likmetaj nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra nga shpërthimi i një minë ne minierë duke ndërruar sot jetë në spital.

Ai ishte duke punuar me minatorë të tjerë në galeri kur kanë rënë në kontakt me minën e paplasur, e cila më pas ka shpërthyer duke i lënë të plagosur të pestë minatorët.

Këta të fundit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por fatkeqësisht, pas gati dy javësh Qazim Likmetaj është dorëzuar në luftën më vdekjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *