• |
ide | kryesore

Përmbytjet/ Prefekti kundër Voltana Ademit për shpalljen e emergjencës

Lajme, Të fundit



Reshjet dhe shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës kanë shkaktuar përmbytje në disa njësi administrative të zonës së Shkodrës. Si pasojë e kësaj situate është mbledhur mbrëmjen e sotme, shtabi i emergjencave civile në prefekturën e qarkut Shkodër.

Prefekti Çesk Millja është kundër kryebashkiakes Voltana Ademi për shpalljen e emergjencës në njësinë Ana e Malit dhe Dajç. Sipas prefektit nuk ka përkeqësim te situatës, ndërsa shkarkimet nga hidrocentrali i Vau i Dejës janë 1300 metër kub ne sekondë.

 

Prefekti ka thënë se ne rast të përkeqësimit të situatës janë te gatshme masat për banoret, por për momentin sipas tij nuk ka nevojë për panik dhe situata po monitorohet.

Sipas Çesk Milljes, përmbytja ne Anen e Malit vjen si shkak i prurjeve natyrale te ujërave nga lumi Drin dhe jo nga shkarkimet nga HEC-et.



1 Comment

  1. Ka te drejte prefekti,dhe ai i din mire punet e zotit.Voltana,do bente mire t’i kerkonte NATO-s,nepermjet ministresi Xhacka,qe te gjithe fshataret e zones se Shkodres,bashke me fshatrat e saj,te paisen me nje kamion,qe te ngarkojne plackat dhe gjate dimrit te banojne mbi kamion,por te paisen edhe me nga nje gomone te vogel,qe ta kene per te gjujt peshk.Keni per ta pare,qe edhe prefekti,rrezik te shkoje te banoje ne fshat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *