• |
ide | kryesore

Pse e quajtën “spiun” Artur Meçollarin, në skenë del Damir Fazlliçi

Lajme, Të fundit



Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka mbrojtur kolonelin Artur Meçollari që tashmë është pjesë e grupit negociator për kufirin detar përballë akuzave të opozitës që e akuzon për spiun të shërbimeve të huaja. Xhaçka shpjegoi se sulmi i Berishës e ka zanafillën në planet e ish kryeministrit për t’ia kaluar bazën e Bisht Pallës biznesmenëve pranë tij. Në këtë pikë, Xhaçka përmendi Damir Fazlliçin, serbo-boshnjakun që duket se ia kishte vënë syrin bazës ushtarake për të bërë biznes 6 vite më parë.

“Meçollari nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes. Nuk pranoi t’ua jepte bazat detare, miqve dhe familjarëve të doktorit kryeminister. Sulmi ndaj Mecollarit kur shtypi shkruante për megaaferat me bazën e Bisht Pallës, kur shtypi shkruante për shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazllic” u shpreh Ministrja e Mbrojtjes që e konsideroi sulmin “një hakmarrje personale, që nuk kishte të bënte me agjenturat në kurriz të sigurisë kombëtare”.

Xhaçka foli për historinë e vitit 2012, kur baza ushtarake tha ajo, u degradua qëllimisht për ta shndërruar në një burim përfitimi për persona private. Forcës Detare iu kërkua zyrtarisht heqja nga Plani i Përhapjes së Bazës Detare të Kepit të Palit, por Meçollari dhe 15 drejtuesit e Forcës Detare nuk iu bindën urdhrave politike.



2 Comments

  1. kush ushtri ajo e kodhelit qe humbi helikopterin 20 miljon dollare gjat trasportimit te droges,kush ushtri e rames qe avionet e droges i uleshin ne pistat e tyre,kush ushtri qe pastron kanaqe e berllog rrugve te qelbesiristanit.usgtri qe koor e paketon kanabis per ramen,agron xhafen,olsin ,negjmijen me te bij ,fatmir xhafen,tahirin etj.dhe kush drejton forcat e armatosura e bija e nji qelbaniku komunist si rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *