• |
ide | kryesore

PSG-Real Madrid me skenar dramatik, një edicion i tërë luhet në 90 minuta

F1, Sport



Supersfida e mbrëmjes së sotme do të jetë pa Neymar, ndoshta edhe pa Isco, ose Bale, por me Cristiano Ronaldon dhe me gjyqtarin gjerman Brych. Sfida e kthimit e 1/8 finale mes PSG-së dhe Real Madridit ndodhet në qendër të skenës së Champions-it. Gjithashtu, me një skenar dramatik: një edicion i tërë luhet në 90 minuta, ashtu si dhe fati i dy trajnerëve, Emery dhe Zidane, duke ecur në tel… Secili prej tyre, që eliminohet sonte, e pret automatikisht biletën e largimit nga drejtimi në fund të sezonit.

Te Real Madridi dihet se Modric, lojtari me shumë ndikim, do të jetë në fushë pas 5 lojërave mungesë, edhe pse me vetëm dy stërvitje të plota. Kroos e ka situatën më të komplikuar. Edhe Marcelo, pas një gjysmë ore të shkëlqyeshme kundër Getafes, i qetësoi shpirtrat e tifozëve, të cilët nuk e shohin atë si zëvendësues. Pjesa tjetër është në duart e Zidanes, i cili i la disa pushim të shtunën.

Lucas nuk luajti asnjë minutë, Asensio vetëm 11 minuta, ndërsa Isco dhe Bale e patën ndeshjen të plotë. Duke pasur parasysh kriterin e shpërndarjes së përpjekjeve, është e mundshme që dy të parët do të luajnë titullar dhe dy të tjerët të mbeten në stol. Një bast për t’u fituar, por gjithashtu edhe një rrezik. Lucas Vázquez ka qenë startues vetëm në Ligën e Kampionëve, që nga momenti kur erdhi në Madrid. Asensio, asnjë herë, megjithëse ndeshjen e fundit, që erdhi nga pankina, bëri një gol ndaj Bayernit dhe dha një ndihmë në çerekfinale, si dhe shënoi në finale kundër Juventusit. Në stol pritet të jetë edhe Bale, ndjenjat e të cilit janë shumë më poshtë aritmetikës së tij: golashënuesi i dytë i ekipit, me 11 gola dhe asistuesi i tretë, pavarësisht nga mungesat e përsëritura. E njëjta gjë vlen edhe për Iscon, përsëri në radhën e dytë.

Në kthim, CR7 është një burim lajmesh të mira, një “alpinist”. Sa më shumë të rritet Liga e Kampionëve, aq më mirë shkon promovimi i tij. Ai ka shënuar 11 gola (një më shumë se e tërë Barça); në mes të çerekfinales dhe finales ai realizoi 10 gola në sezonin e kaluar të Champions-it. Në këtë kompeticion, portugezi ka shënuar pesë ose më shumë gola në sezon, që nga viti 2011. Ai ka shënuar 14 gola në tetë ndeshjet e fundit dhe Zidane ka marrë sinjale tejet pozitive prej tij. Teoricienët e optimizmit argumentojnë se do të jetë e vështirë për Real Madridin që të mos shënojë në Paris dhe sfondi është i drejtë: nga 45 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve, të luajtura nga “Los Blancos”, vetëm pesë prej tyre mbetën pa gol.

Gjithashtu, duket e vështirë për PSG-në që të mbetet bosh. Ky sezon ka qenë bombardues prej parizienëve: 19 fitore në 19 ndeshje në shtëpi, me një mesatare prej 4 golash për ndeshje. Cavani, Neymar, Mbappé dhe Di María kanë shënuar 94 gola në 41 ndeshje. Të gjithë në Madrid kanë shënuar 106 gola në 45 ndeshje. Vetëm Di Maria ka shënuar 13 gola në vitin 2018 (nga 17 gjithsej) dhe 16 nga 19 rezultatet pozitive, që ekipi francez i ka arritur në shtëpi, do të ishin me vlerë që sonte të mos mungojë në “apel”. Mjaftojnë dy gola dhe do ta dërgonin ndeshjen në shtesë. PSG, në fakt, ka ngritur një lloj ambienti brenda dhe jashtë mureve të klubit. Dy javë më parë, Thiago Silva, Dani Alves, Marquinhos dhe Mbappé u takuan me ultrasit. “Ne duhet të jemi më të fortë se kurrë”, – është një nga mesazhet e nisura në videot promocionale të prodhuara nga klubi./marrë telesport.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *