• |
ide | kryesore

Shkodër/ Pse kërkon Voltana Ademi shpalljen e emergjencave

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi shpreh shqetësimin lidhur me situatën e përmbytjeve në këtë bashki, ku rol kryesor kanë shkarkimet e hidrocentraleve.

“Në Anën e Malit janë 900 ha tokë të përmbytura dhe ka rritje të ujit në toka e rrugë deri në 30-50 cm. E njëjta situatë edhe në njësinë Dajç, situata është përkeqësuar. Nga lumenjtë ka një rritje prej 25-30 cm. Në Dajç ska furnizim me energji elektrike” – u shpreh Ademi.

Sipas IGJEUM, situata e parashikuar paraqitet e vështirë, që do thotë se lumenjtë do kenë prurje të larta sidomos në veri dhe kjo edhe me shkrirjen e borës dhe reshjeve.

Kryebashkiakja tha se situata varet vetëm nga shkarkimet në kaskadën e Drinit.

“Në zonën e Nën-Shkodres pritet që rreziku i përmbytjeve të jetë më i madh. Më 8 mars pritet që të jetë situata më e vështire. i kërkoj prefektit të mbledhë komisionin e emergjencave në menyrë urgjente dhe të analizohet situata e rëndë e krijuar kjo bazuar nga situata reale nga terreni dhe jo raportime fiktive siç ka ndodhur deri tani. Kërkoj shpalljen e emergjencave për Bashkinë Shkodër aty ku ka përmbytje” –u shpreh Voltana Ademi.



2 Comments

  1. hajt maj burrnesh se ban mire pak uje per durt e regjme nga kripa qe i hedhni rrugve kur ban ngrice. Ntjithashtu i ban mire ene pastrimit te plenave dhe ske nevoje me dal tri her mdit nshkoder me i monitoru a kan pastru a jo.

  2. bravo moj burrnesh kshu vazhd itash. meqe ske ba gja per ne te pakten gerthit qe te kapim nai lek nga ato tkeshit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *