• |
ide | kryesore

613 kg kokainë/ Porti i Livornos i kërkon 4 mijë euro ‘Arbri Garden’ për ngarkimin e bananeve

Lajme, Të fundit



Nuk kanë fund telashet për kompaninë ‘Arbri Garden’. Përmes një e-maili, kompania e tij është njoftuar se duhet të paguaje edhe 4 mijë euro për shkarkimin dhe ngarkimin e tre kontejnerëve të saj në Portin e Livornos.

Në njërin nga kamionët që transportonte banane të kësaj kompanie u kap plot 613 kg kokainë me origjinë nga Kolumbia, vend në të cilin merrej ky mall. Kjo tregti kalonte edhe përmes Italisë, në Livorno para se të futej në territorin shqiptar. Ndërohë, autoritet portuale në jug të Italisë kërkojnë 4 mijë euro për kontrollin e ushtuar në kontejnerët të cilët ishin në pronësi të 38-vjeçarit.

Në e-mail ata kërkojnë që të mbulohen shpenzimet e punëtorëve që shkarkuan dhe ngarkuan kontejnerët me banane të ardhur nga Kolumbia. Dyshohet se në këtë mënyrë, Çekaj mund të jetë njoftuar për të ikur nga Shqipëria për t’i shpëtuar arrestimit nga policia.



1 Comment

  1. Hahahhaha Arbri e ka jeten ne fije te perit nga porositesit, aty po i rruhet te 4mije eurot e Livornos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *