• |
ide | kryesore

7 Mars/ Historia e mësuesit që bën 2 orë rrugë në këmbë drejt shkollës

Lajme, Të fundit



“Shkon dy orë në ditë vajtje-ardhje në këmbë. Rri në fshat por jam i detyrar të bëj një rrugë të vështirë në çdo lloj situate, borë, shi…”, e nis rrëfimin e tij mësuesi Veiz Qosja.

Ai është 61 vjeç dhe ende e bën çdo ditë me këmbë rrugën për të mbërritur në fshatin Plangaricë të Elbasanit, ku punon mësues. Vetë ka 9 fëmijë ndërsa gjithë jetën e tij ja ka kushtuar edukimit të mijëra të tjerëve.

“Kënaqësia është e paparë, e kam pasur pasion. Vitet bëjnë të vetën por dëshira vazhdon. Mundohemi ta shmangim, lodhjen sakrifice”, thotë mësues Qosja.

Me kalimin e viteve, fshatrat u zbrazën dhe mësues Veizin e presin gjithnjë e më pak nxënës, por përkushtimi nuk ka ndryshuar dhe misioni i tij mbetet i njëjtë.

“Kjo nuk ndodh se jemi vetë prind dhe fëmijët që paraqiten, qoftë 10, qoftë 5, puna është e njëjtë. Mbi të gjitha është humanizëm”, tha mësues Veizi.

https://www.youtube.com/watch?v=H7tjI6m7zr0&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *