• |
ide | kryesore

Analiza/ Ç’thoshte Rama në opozitë për borxhin dhe si po e fundos vendin sot

Arkiva, Kryesore



Po t’i kthehesh kronikave kur Edi Rama ishte shefi i opozitës, sidomos në vitet 2012-2013 një nga temat më alarmante është fundosja që qeveria berisha po i bënte vendit duke e fundosur atë në borxhe. Retorika e Ramës për shpërdorimin e të “ardhmes së fëmijëve tanë” qe një nga arsyet e shumta të ardhjes së tij në pushtet. Borxhi i lartë publik është kërcënim për ekonominë, rrezikon falimentimin. Kjo është një deklaratë shumë e rëndë që pasqyron atë që ne në mënyrë të përsëritur kemi bërë me dije për publikun, duke iu rënë kambanave të një alarmi. Është e pamundur të vazhdohet të mbahet pesha e këtij borxhi dhe të vazhdohet të shpenzohet nga ana tjetër pa asnjë lloj papërgjegjshmërie” u thoshte ai në mars 2013 grupeve të interest, të cilave u prezantonte programin e Rilindjes për infrastrukturën.
Porn pasi i mori karigen rrënuesit të ekonomisë Sali Berishës, Rama nuk gjeti ndonjë mënyrë më të mirë për të pompuar ekonominë sesa krijimi i borxhit për brezat e ardhshëm. Por ndryshe nga paraardhësi , kryeministri socialist nuk operoi me borxh direkt, por me një borxh të fshehur të kamufluar pas koncesioneve, PPV dhe projektit “1 miliard euro”.
Gajtë një interviste të fundit në emisionin 360 gradë të Artur Zheijt, Rama e mohoi faktin se ato përbëjnë një borxh i fshehur. Ndërkohë që vetëm tre koncesione (hemodializa, Check Up dhe sterilizimi) u kushtojnë shqipëtarëve 21.8 milionë euro çdo vit, ndërkohë që sipas Open Data Albania borxhi për fryemë këtë vitë është rritur duke arritur në 395,015 lekë për njeri, Kryeministri mbrohet se koncesionet nuk janë borxh i fshehur sepse Shqipëria do ti ketë këto lekë në të ardhmen.
Por, mbi këtë debat që ndan prej kohësh Ramën me kritikët e tij, ka dhënë verdiktin së fundi përfaqësuesi i FMN në Tiranë.
Ai ka theksuar me forcë një mesazh që e kishte përsëriutur në mënyrë më timide prej kohësh institucioni i tij: “ndaloni koncesionet dhe i thoni stop propozimeve që vijnë direkt nga privatët”. Pasi ka theksuar se PPP dhe koncesionet jepen pa një kuadër ligjor të qartë dhe pa sigurinë se ato krijojnë të mira për qytetarët hefi i Zyrës së FMN në Tiranë, Jens Reinke theksoi:
“PPP-t përmbajnë risqe thelbësore fiskale. Një nga motivimet kryesore të PPP-ve duket se është shtyrja e pagesës. Pra, investimi bëhet tani me financime nga privatët, Qeveria e paguan më vonë. Kjo ekonomikisht është e njëjtë me huamarrjen. Pra i gjithë investimi, ose një pjesë e tij duhet të regjistrohet si borxh publik”.

Pikërisht këtë borxh publik po mundohet të mbajë të fshehur Edi Rama, duke bërë atë për të cilën dikur akuzonte Berishën “kërcënimin e ekonomisë dhe falimentimin e shtetit”.



6 Comments

  1. berisha qoi per 8 vite birgjin nga 57perqind ne 61 ,kurse raa per 5 vite nga 61 ne 71,porvtekmberisha i ndertuan rruga e kombit,me dy tunelet,rruga e elbasanit po ashtu me dy tunele dhe mijera kilometer tjer,rrugen e elbasanit nuk mundi ta perfondoj se humbi zgjedhjet,por 100 metra rrug qe mberen rama ne 5 vite nuk po i perfundon.

  2. Kur Borxhi publik ne qeverine Berisha ishte 62%, atehere Edi Rama ne opozite bashke me konen Brace perbetoheshin se kur te merrnin pushtetin do ta benin me ligj te mos e kalonte 60%!
    Ka 5 vjet Edi Rama ne qeveri, Borxhi publik ka vajtur 74%! Por Rama nuk ka bere ligjin qe pati premtuar.
    (Edhe konja Brace, megjithese drejton Komisionin e Ekonomise ne Parlament, nuk kuis me)
    Mire qe u kujtuat per kete shkrim se eshte vertet treguesi i qarte i rrenimit te Ekonomise nga kjo qeveri e drejtuar nga nje Idiot si Rama dhe me nje Minister Ekonomi-Finance nje mesues anglishtje si HaMUTAJ.

  3. E DEKLARUAR ESHTE SE BORGJI PUBLIK ESHTE 3000€ EDHE PER FEMIJEN NE BARKUN E NENES POR E PA DEKLARUAR DETYRIMISHT DUHET TE JETE DYFISHI.MBAJ O POPULL MBAJ.

  4. Rama fluske sapuni…vetem te semurit e partise e besojne, sigurisht dhe ata qe kane njerzit ne pune bejne sikur e besojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *