• |
ide | kryesore

Arbër Çekaj nuk kthehet në Shqipëri, gjykata vendos “arrest me burg” për kokainën

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën ‘arrest në burg’ në mungesë për pritësin e mallit, pronarin e kompanisë “Arbri Garden”, Arbër Çekaj. Sipas prokurorisë, Arbër Çekaj dyshohet për përfshirje në trafikimin e kokainës.

Porositësi kryesor i bananeve dhe i 613 kilogramëve kokainë Arbër Çekaj rezulton se ka dalë nga Shqipëria tre ditë përpara se prokuroria dhe policia të bllokonin ngarkesën e dërguar nga Kolumbia.

Sipas sistemit TIMS Arbër Çekaj është nisur nga Rinasi me destinacion Gjermaninë, pasi në këtë vend udhëtonte shpesh. Në një komunikim me mediat ai tha se do të kthehej në Shqipëri, por duket se pasi ka vlerësuar më mirë situatën, ka vendosur të qëndrojë i lirë.

Sipas dosjes që ndodhet në prokurorinë e Krimeve të Rënda hetimi për kokainën është regjistruar në datën 27, pikërisht në ditën kur automjeti bashkë me kontenierin ka dalë nga kalata për t’u zhdoganuar, pra pak orë përpara se të zhvillohej operacioni antidrogë.

Pasi mjeti dhe kontenieri kanë qëndruar në port për 19 ditë, shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj janë paraqitur për të kryer zhdoganimin. Siç thuhet në dosje, ky proces ka zgjatur katër orë, ku dhe është konstatuar nga hetimi doganor shqiptar që ka njoftuar menjëherë autoritetet për dyshimet.



2 Comments

  1. Gabim.. prokuria duhet ta kishin pritur . Ai tha qe do vinte. Pak besim te njerzit. Kan halle njerzit pak durim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *