• |
ide | kryesore

Damian Gjiknuri ia vë fajin reshjeve për përmbytjen e nën-Shkodrës, jo shkarkimeve të HEC-eve

Lajme, Të fundit

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri është shprehur se përmbytjet në zonën e nën-Shkodrës nuk janë shkaktuar si pasojë e shkarkimeve të HEC-eve, por nga reshjet e shumta të shirave. Gjiknuri tha se nuk ka qenë dakord as me faturën e përmbytjeve të shkuara që iu ngarkua Korporatës. Kështu, Gjiknuri rreshtohet në të njëjtën linjë me KESH, që pohoi pak a shumë po të njëjtën gjë. Ndërkohë një pjesë e mirë e zonën së nën-Shkodrës ndodhet nën ujë.


Situata me përmbytjet në Nën-Shkodër jo nga HEC-et por nga reshjet. Kemi një protokoll dhe rregullore të digave qe zbatohet me përpikëri. Dëmshpërblimet banoreve ua kemi bere për përmbytjet e shkuara edhe pse nuk kam qene dakort me ate qe u vendos asokohe pasi ju ngarkua KESH-it. Shkarkimet janë te kontrolluara ne 1400 metër/kub ne sekondë. Janë te detyrueshme pasi jemi përballe prurjeve te shumta qe ka kaskada nga reshjet dhe shkrirja bores. Fierza është ne kuotën 295 metra, mund te lejohet maksimumi deri 296 metra. Prandaj shkarkime do ketë por pa rrezik për përmbytje masive si ne 2010-2011.” – tha Gjiknuri.


 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.